• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Selami del hapur: Vota ime pro reformës, si unë ka edhe shumë demokratë të tjerë

by A R
19/07/2016 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD, Eduart Selami, ka folur sot duke deklaruar hapur votën e tij pro reformës në Drejtësi.

“Basha të pranojë draftin euro-amerikan. Në të kundërt do të ketë pasoja për të. Mirënjohje për SHBA, kanë votën time pro reformës” – ka thënë Selami.

Selami, i cili ka mbajtur edhe postin e kryetarit të Partisë Demokratike, tha sot se vota për reformën është një votë kundër korrupsionit. Sipas tij, gjasat që reforma të miratohet të enjten në Kuvend ekzistojnë.

“Vota ime do të jetë për të ardhmen e Shqipërisë. Si unë ka shumë demokratë të tjerë që do ta votojnë” – ka thënë Selami për VOA-n.

Ja teksti i plote i intervistes:

Deputeti demokrat në një intervistë për Zërin e Amerikës flet për Reformën në Drejtësi: “Kryetari Lulzim Basha duhet të pranojë konsensusin dhe propozimin e zonjës Nuland. Pasojat do të jenë mbi të dhe jo mbi Partinë Demokratike”.

Në Shqipëri deputeti i Partisë Demokratike Eduard Selami tha sot se vota e tij do të jetë në favor të Reformës në Drejtësi edhe në mungesë të një marrëveshjeje. Në një intervistë për Zërinë e Amerikës, zoti Selami thotë se kryetari Lulzim Basha duhet të pranojë konsensusin dhe propozimin e zonjës Nuland. Në të kundërt sipas tij pasojat do të jenë mbi zotin Basha dhe jo mbi partinë demokratike. Sipas zotit Selami, ashtu si dhe ai, mendojnë dhe deputetë të tjerë të opozitës

Zëri i Amerikës: Zoti Selami, faleminderit për këtë intervistë. Jemi në një kohë intensive, ka lëvizje të shumta për Reformën në Drejtësi. Kur kanë mbetur edhe dy ditë ende nuk ka një marrëveshje. Ju si e shikoni situatën e krijuar? Edhe përpjekja e fundit mbrëmë për bisedime dështoi…

Eduard Selami: “Unë nuk e kam humbur shpresën akoma, pasi ka edhe dy ditë. Por deri tani fatkeqësisht nuk është arritur ajo pritshmëri dhe përfundim që duhej. Unë mendoj se 18 muaj janë një kohë shumë e gjatë dhe Partia Demokratike ka dhënë kontributin e saj që ky draft që mori formën klasike që tani quhet “Drafti Nuland”, që është më i miri për Shqipërinë, unë mendoj që tashmë duhet të ishte përfunduar dhe mendoj se kjo zvarritje në fund është jo produktive dhe e dëmshme”.

Zëri i Amerikës: Megjithatë zoti Selami, ka kritika të drejpërdrejta ndaj Partisë Demokratike se po i bën bisht të Reformës. Edhe sot ambasadori amerikan Donald Lu foli pa doreza. Ai përmendi pasojat negative që SHBA-të do të parashikojnë për udhëheqësit që do të votojnë kundër Reformës. Ju si e shikoni qëndrimin e PD-së. Veçanërisht tani që gjithshka ka mbetur te roli i ndërkombëtarëve në procesin e verifikimit të gjykatësve dhe prokurorëve?. A e cënon propozimi i zonjës Nuland, sovranitetin kombëtar të Shqipërisë?

Eduard Selami: “Më hapët disa pista. Le t’i marrim me radhë.Ju thatë Partia Demokratike, dhe unë duke falenderuar ambasadorin Lu. i cili në emër të Amerikës po i bën një shërbim të madh dhe një herë demokracisë shqiptare, duke u bërë një nga promotorët kryesorë që të arrihet kjo reformë që është e domosdoshme në radhë të parë për Shqipërinë, për biznesin dhe për integrimin e vendit në Europë, asnjëherë nuk e ka përmendur Partinë Demokratike. Ai ka përmendur me emër kryetarin e partisë Basha. Dhe në këtë pikë unë jam plotësisht dakort me ambasadorin Lu me kritikën e drejtëpërdrejtë që i bën Bashës. Pse e them këtë? Sepse deri në javët e fundit u kërkua me insistim 88-ta, rekomandimi 88 i Komisionit të Venecias. Disa herë zoti Basha tha, pati dhe unanimitetin e grupit, megjithë kritikat që ne kemi bërë, se po qe se bëhet 88-a unë që tani, që nesër e votoj Reformën. U bë dhe më shumë seç kërkoi. Erdhi vetë zonja Nuland, një diplomate e klasit të parë, një diplomate nga më të mirat që ka Amerika sot dhe fatkeqësisht akoma nuk po arrihet. Kështu që në këtë pikë unë mendoj se fatura i shkon drejtpërdrejtë zotit Basha dhe jo Partisë Demokratike.

Unë jam në kontakt të vazhdueshëm, të përditshëm çdo orë, nuk ka orë që nuk jam me demokratët. Demokratët e duan këtë Reformë, duan që të vazhdojë rrugëtimi europian i Shqipërisë, demokratët i janë mirënjohës Amerikës. Ne si parti jemi krijuar mbi frymën perëndimore dhe me mbështetjen amerikane. Lidhjet e Partisë Demokratike me Amerikën dhe Perëndimin janë të pazgjidhshme, janë në themelet e saj. Kërkush nuk mund t’i thyejë. Ai që i futet kësaj rruge nuk ka të ardhme në Partinë Demokratike”.

Zëri i Amerikës: Duket se ka shumë pikëpyetje për votimin e së enjtes. Ndoshta për këtë nuk kanë munguar thirrjet, jo vetëm nga ambasadori Lu, por edhe Bashkimi europian, thirrje drejtuar deputetëve që të votojnë sipas bindjeve të tyre personale. Ju a mendoni se është diçka e arritshme, duke patur parasysh fuqinë që udhëheqësit partiak kanë mbi përfaqësuesit e tyre, dhe më vjen në mendje dhe kërcënimi i zotit Basha se nëse diçka e tillë ndodh, atëherë do të ketë djegie mandatesh…

Eduard Selami: “Unë shfrytëzoj rastin dhe një herë që të them se ka kohë akoma. Dëshira ime si demokrat është që zoti Basha të pranojë konsensusin, të pranojë draftin nga zonja Nuland, të pranojë draftin euroamerikan. Përndryshe kjo do të jetë me pasoja shumë të mëdha për vetë zotin Basha. Nëse kjo nuk ndodh, është plotësisht e mundur që kjo të kalojë në parlament. Unë jam një prej tyre. Deklaroj votën time pro Reformës, është votë për Shqipërinë europiane, është votë kundër korrupsionit, është votë për të ardhmen e Shqipërisë. Mirënjohje Amerikës. Kanë votën time. Dhe si unë janë mjaft demokratë që deri dje mbështetën Bashën, kurse pas plotësimit të këtyre kushteve nuk ka për të patur mbështetje. Dhe ky është mendim që mbizotëron në anëtarësinë e Partisë demokratike. Dhe në Shqipëri, jo vetëm në bazë të anketave, por dhe në një kontakt fare të zakonshëm e shikon se shqiptarët janë të lodhur nga klasa politike. Unë kam shprehur shqetësimet e mia përpara. Ky është një moment që jepet, që edhe këta që janë faktorët kryesorë që e kanë mbajtur Shqipërinë peng deri tani të kenë një mundësi për t’u rehabilituar. Nëse nuk e kap zoti Basha, keq për të. Shqipëria do përparojë. PD do dalë më e forte”.

Zëri i Amerikës: Ju thatë se si ju ka dhe të tjerë. E keni fjalën për deputetë apo në përgjithësi për demokratët që mbështesin Reformën?

Eduard Selami: “Flas për deputetë. Demokratë po e po. Me dhjetra mesazhe, duhet t’u shpreh falenderimet dhe mirënjohjen e t’ju them se vota pro Reformës, vota për një Shqipëri të pastër, vota kundër korrupsionit, është një votë për Partinë Demokratike, është votë për Shqipërinë e ndershme dhe europiane”.

Next Post

Borxhet/ Tjetër sekuestro për ARMO-n për llogari të Albpetrol e Doganës Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Korça të shkrihet dhe të jetë Bashkia Maliq”, deklarata e punonjëses së administratës shkakton të qeshura

“Korça të shkrihet dhe të jetë Bashkia Maliq”, deklarata e punonjëses së administratës shkakton të qeshura

June 26, 2026
E shpallur “non grata” në Shqipëri, Ikballe Huduti: Kurti është lideri im politik, Khamenei lideri im shpirtëror (VIDEO)

E shpallur “non grata” në Shqipëri, Ikballe Huduti: Kurti është lideri im politik, Khamenei lideri im shpirtëror (VIDEO)

June 26, 2026
Skandali i Katarit/ Deri në 2 mijë tifozë dyshohet se u paguan për të mbështetur kombëtaren

Skandali i Katarit/ Deri në 2 mijë tifozë dyshohet se u paguan për të mbështetur kombëtaren

June 26, 2026
‘Flamengo’ vishet me Prada!

Rreth protestës vjen fantazma e Atdheut

June 26, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Tërmetet në Venezuelë, Japoni dhe Kaliforni, sizmiologu tregon nëse ka ndikim në vendin tonë

June 26, 2026
Fundjavë e nxehtë me temperatura mbi 37 °C

“Na pret një fundjavë përvëluese”, sinoptikania paralajmëron temperatura deri në 39°C

June 26, 2026
Nis ndërtimi i IEVP-së së re në Kukës, Gogu: Reforma në drejtësi vazhdon edhe në sistemin penitenciar

Nis ndërtimi i IEVP-së së re në Kukës, Gogu: Reforma në drejtësi vazhdon edhe në sistemin penitenciar

June 26, 2026
BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

June 26, 2026
Rama ndan pamjet, ish-presidenti francez nderohet me Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Rama ndan pamjet, ish-presidenti francez nderohet me Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

June 26, 2026
Nisin hetimet për helmimin e 64 kadetëve, flet administratorja e catering-ut: Çdo vakt është shpërndarë sipas kontratës

Nisin hetimet për helmimin e 64 kadetëve, flet administratorja e catering-ut: Çdo vakt është shpërndarë sipas kontratës

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In