• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Selami apel Bashës: Më dil përballë në debat, pse ke frikë?!

by Java News
20/07/2017 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një vonesë prej më shumë se 1 orë ka pasur dje takimi i kandidatit për kryetar të Partisë Demokratike Eduard Selami në njësinë 5 të drejtuar nga Cim Babasi, i cili pavarësisht përgjegjësisë partiake për të qendruar neutral të paktën publik​isht nuk nguroi ta quante Bashën Kryetar.

 “Vonesa ime lidhet me faktin që përcolla kryetarin”, tha Babasi

Filmimet e realizuara nga selia e PD nuk mundësojnë pamjet e plota të debatit, dhe kandidati për kreun e PD Eduard Selami mbetet i bindur në vullnetin e tij për forcimin e partisë sic dhe paralajmëron se Basha kërkon vetëm të mbajë karrigen e Kryetarit pas humbjeve dërrmuese.

 “Kjo garë është e pa barabartë dhe s’mund të prodhojë një rezultat të drejtë”, tha Selami.

Pavarësisht vështirësive, u shpreh Selami procesin e kanë në dorë demokratët që në 22 Korrik do të votojnë dhe garantojnë votën e tyre, në emër të demokratizimit të PD dhe ringritjes së saj. Së bashku do të jemi një parti e madhe shprese, pohoi Selami që këmbëngul në bërjen e një analize të thellë

“Hajde të bëjmë një analizë serioze. Ca i trembesh?! Më dil këtu përball, leri kamerat , ku i ke kamerat pse ke frikë?! Hajde të diskutojmë, unë mbaj përgjegjësi për gjërat e mia ti  për të tuat. Ca është kjo, me pritat e kohës së vjetër”, tha Selami.

PD me mua Kryetar, vazhdoi Eduard Selami nuk do të jetë më  pronë private pa konkurrencë vlerash, dhe me konkurrencë servilizmi

“Edhe këta fanatikët e statutit që shikoni tani, asnjë nuk hodhi firmën.U larguan sikur të kishte murtajë. Anëtari i Këshillit Kombëtarë që nuk hedh firmën, kur shkelet statuti dhe ka frikë. E kuptoni ku jemi katandisur? Këto jane fakte dhe realitet”, tha Selami.

Selami përsëriti optimzmin për rkthimin e PD në pushtet me fitoren e tij si Kryetar

“Bashkë vijmë në pushtet, bashkë fitojmë shumë shpejt, duke ngritur problemet duke qëndruar pranë qytetarëve. Kjo është formula!Ditët më të mira tonat i kemi përpara. Së bashku do të bëjmë jo vetëm që PD të vijë në pushtet, me vlerat tona, me kartën morale, me mbështetjen mbarë popullore por edhe Shqipërinë do ta kthejmë në histori suksesi”, tha Selami..     ​

ma.me

Next Post
“I kam lavdëru atletet e tua, do e kesh klient”, kodet e shpërndarësve të heroinës

Krimet e Rënda i kthejnë pasuritë e sekuestruara biznesmenit Dashamir Gjoka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com