• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sekuestrohet armë zjarri automatike dhe municion luftarak, arrestohet 20-vjeçari në Gjirokastër

by Java News
17/04/2020 22:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pas finalizimit të operacionit të koduar “Vezhishti”.

Në njoftimin për mediat bëhet e ditur se në pranga ka rënë shtetasi S. R., 20 vjeç, banues në fshatin Golem, Gjirokastër.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik iu gjet edhe një sasi e vogël lënde narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit tip kallashnikov dhe municionin luftarak.

kallash

Njoftimi i Policise

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Vezhishti”.

Operacioni në kuadër të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri pa leje

Gjatë operacionit vihet në pranga një 20 – vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri automatike, me vete.

Sekuestrohet një armë zjarri automatike dhe municion luftarak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, krahas punës për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë nisur kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, gjatë kontrollit të territorit, kanë evidentuar një shtetas që qarkullonte me armë zjarri, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Golem të Gjirokastrës.

Në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja” u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Vezhishti”, ku u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit S. R., 20 vjeç, banues në fshatin Golem, Gjirokastër.

Gjatë kontrollit fizik, 20 – vjeçarit iu gjet edhe një sasi e vogël lënde narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit tip kallashnikov dhe municionin luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Next Post
Nga Il Professorore te Berlin e Tokio/ Sa u paguan aktorët e serialit më i ndjekur “La casa de papel”

Nga Il Professorore te Berlin e Tokio/ Sa u paguan aktorët e serialit më i ndjekur "La casa de papel"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com