Finalizohet faza e shtatë e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar pesë muaj më parë në Korçë.
Shkon në 19 numri i të ndaluarve dhe në 485.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.
Policia bën me dije se u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– A. M., 35 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë.
– A. B., 54 vjeç, banues në Korçë.
– A. S., 55 vjeç, banues në fshatin Lumalas, Korçë.
Shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të grumbulluara se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre, do të transportonin një sasi droge, organizuan punën dhe bënë lokalizimin e mjetit tip “Volkswagen”, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran, Korçë, me drejtues shtetasin A. B. dhe pasagjerë dy shtetasit e tjerë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në bagazhin e tij, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 (njëzetë e dy) pako me peshë totale 40 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezultoi se bashkëpunëtorë në këtë aktivitet kriminal, ishin edhe shtetasit A. M. dhe A. S. Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer ne bashkëpunim.
/a.r