• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sekuestrohet 1 ton kanabis/ Shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë, 12 të arrestuar dhe 1 spanjolle (VIDEO)

by Java News
14/04/2023 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjentët e Policisë Kombëtare në Spanjë kanë çmontuar një organizatë kriminale me bazë në Benidorm, që merrej me kultivimin e marijuanës në provincën e Alicante dhe që më pas shpërndahej në të gjithë Europën. Operacioni i policisë ka kulmuar me shpërbërjen e plotë të organizatës ku u arrestuan 13 anëtarë të kësaj bande, 10 burra dhe 3 gra, 12 me kombësi shqiptare dhe 1 spanjolle.

Hetimi policor nisi si rezultat i informacioneve të ndryshme që grupi hetimor trajtonte për ekzistencën e një grupi kriminal me qendër në provincën e Alicante-s dhe më konkretisht në qytetin Benidorm dhe rrethinat e tij, ku organizata kultivonte marijuanë për shpërndarje të mëvonshme në nivel evropian. Po ashtu është marrë informacion dhe nga një prej kompanive të shpërndarjes së energjisë elektrike që bashkëpunon ngushtë me Forcat dhe Organet e Sigurisë së Shtetit për zbulimin e mashtrimeve në furnizimin me energji elektrike.

Informacioni i dhënë nga kompania elektrike tregonte konsum të tepërt të energjisë elektrike me humbje në rrjet nga ndërtesa dhe shtëpi të ndryshme industriale në qytetin e Benidorm të Alicante. Për këtë arsye, agjentët nisën një hetim për zbardhjen e këtij konsumi të tepruar që në përgjithësi tenton të zbulojë instalime elektrike mashtruese ose të paligjshme që furnizojnë me energji elektrike kulturat e marijuanës në ambiente të mbyllura, siç u zbulua më vonë nga hetimi. U verifikua se kultivimi i kanabisit nga ky grup bëhej nbë banesa dhe disa magazina të ndryshme industriale të vendosura në qytetet Benidorm, La Nucía, El Albir dhe Almoradí.

Në kontrollet e kryera u sekuestruan 1490 bimë narkotike, 350 gramë sytha marihuane, 7000 euro cash, tre automjete të përdorura nga të arrestuarit për transportin e drogës, mes të cilëve një kamion i vogël, një jet ski dhe mjete të shumta për kultivimin dhe trajtimin e këtyre lëndëve narkotike. Ndërkohë, moshat e të arrestuarve janë nga 18 deri në 51 vjeç. Tashmë të arrestuarit ndodhen në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.

/s.f

Next Post
‘Ka fituar miliona euro nga pushteti’/ Kapllanaj ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Mendon se është ende në kohën kur vinte gjoba

KQZ kërkon verifikimin/ Kapllanaj: Duan të më prishin imazhin! Kandidati i Berishës është i paguar që të humbë PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
kosove-autobus

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e Transportit: Rrezikohet reduktimi i autobusëve, shteti të ndërhyjë

March 24, 2026
Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

March 24, 2026
Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

March 24, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In