Janë arrestuar dy persona, pasi në makinën me të cilën po qarkullonin iu gjet 1 kg kanabis. Julian Bregu biznesmen dhe Fatjon Brahja janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi janë lajmëruar nga një telefonatë në numrin 112. Ka dyshime se denoncimi është një kurth i ngritur biznesmenit Bregu, pasi ai ka kallëzuar P. Serianin, i cili ndodhet në burg.