• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sekuestrohen nga ‘Antimafia’, por 70% e pronave u kthehen të zotëve

by A R
01/08/2018 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

70 % të pronave të sekuestruara sipas ligjit Antimafia, që dyshoheshin se kishin burim krimin e organizuar, u janë kthyer mbrapsht të zotëve pas proceseve gjyqësore.

Për Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara ky është një problem. Po ashtu dhe tejzgjatja e gjyqeve. Që nga sekuestrimi deri në konfiskimin final të këtyre pasurive, me vendim të formës së prerë të gjykatës, kalojnë vite. Gjatë të cilave Agjencia duhet të mirëmbajë dhe menaxhojë pasurinë e konfiskuar, madje të kujdeset edhe për personat që janë punësuar në to.

“Problemi është te gjykatat, sigurisht. Shpresojmë që me përfundimin e reformës në drejtësi, raporti i vendimeve të përmbyset. Numri i pasurive që shkojnë në konfiskim të rritet, pasi deri më tani kanë qenë në masën 30%. Procesi zakonisht zgjat shumë, 2-5 vite. Process i cili dëmton Agjencinë”, thotë Artur Kala, kreu i Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara gjatë një interviste për Klan Plus.

Deri më tani vlera e pasurive që i janë sekuestruar krimit, shkon mbi 32 milionë Euro.

“Gjatë 6 mujorit të parë të 2018-s janë sekuestruar 145 pasuri”, sqaron Kala. Deri në vendimin e konfiskimit, pronat mund të jepen me qira nga Agjencia ose të vendosen në shërbim të komunitetit. Pas vendimit të formës së prerë ato mund të shiten. por deri më sot askush nuk ka guxuar t’i blejë.

“Nuk është shitur asnjë pasuri. Kjo për shkak të prejardhjes së tyre dhe besoj dhe të çmimit, që është ai i tregut. Në përgjithësi pronat kanë kaluar në përdorim apo pronësi të institucioneve si Ministrisë së Mjedisit, pushtetit lokal, Policisë, Prokurorisë, Qendrës Kombëtare të Viktimave të Trafikimit”, thotë Artur Kala.

Por çfarë ndodh me paratë e konfiskuara nga llogaritë e kriminelëve apo financuesve të terrorizmit?

“Kemi krijuar 2 herë fondin e posaçëm. Jepet për policinë dhe prokurorinë për forcimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e hetimit. Po ashtu i jepet dhe OJF-ve dhe qendrave për trajtimin e viktimave të trafikimit”, vijon kreu i Agjencisë, Kala.

Nga 354 pasuri që agjencia ka në menaxhim, 62 janë të konfiskuara dhe kanë kaluar zyrtarisht në pronësi të shtetit shqiptar, ndërsa 253 presin vendimin e Gjykatës.

/b.d

Next Post
5 anomali të frikshme që ndodhin gjatë gjumit

5 anomali të frikshme që ndodhin gjatë gjumit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com