• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Sekuestrohen arsenal armësh në Cërrik, bashkë me 75 bimë të thata të dyshuara opium

by Java News
14/10/2022 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit pasi i janë gjetur dhe sekuestruar armë të ndryshme, shuma të konsiderueshme parash dhe lëndë narkotike.

Blutë bëjnë me dije se në kuadër të operacionit “Dëshiran” të zhvilluar nga strukturat hetimore dhe Forca e Posaçme “Shqiponjat” u arrestuan Aqif Bezati, 60 vjeç dhe Veli Deliu, 54 vjeç, të dy banues në fshatin Deshiran, Belsh.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. B. janë gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë, 6 granata dore, 3280 fishekë pistoletë dhe kallashnikovi, 5 krehra fishekësh, 3.6 kilogramë kanabis, 75 bimë të thata të dyshuara opium.

Gjithashtu, në banesën e shtetasit A. B. janë gjetur dhe sekuestruar edhe 3.760.000 lekë të rinj, 5000 paund dhe 8950 euro, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve dhe të trafikimit të armëve.

Në vijim, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit V. D., i cili ka lidhje shoqërore me shtetasin A. B. Në këtë banesë janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu dhe 55 fishekë arme gjahu, të cilat shtetasi V. D. i mbante pa leje.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. B. ushtronte veprimtari kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në ngarkim të shtetasit A. B., si dhe për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasit V. D.

/s.f

Next Post
Modelja e njohur ‘humb’ makinën luksoze, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës

Modelja e njohur 'humb' makinën luksoze, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com