Policia italiane ka vënë në pranga ditën e djeshme dy shqiptarë dhe një italian pasi janë kapur me një sasi të madhe droge.
Siç bëhet e ditur nga mediat italiane, gjatë operacionit, policia ka mundur që të sekuestrojë një sasi prej më shumë ë se 800 kg kanabis.
Po ashtu, janë sekuestruar nga policia italiane edhe një pistoletë, katër automjete si dhe 32 mijë euro para të thata.
Ende nuk dihet më shumë rreth këtij operacion, ndërsa pritet që policia italian të dalë në një konferencë për mediat, ku do të bëjë me dije edhe emrat e të arrestuarve./a.m.