• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sekuestrohen 7 pasuri të paluajtshme në Malësinë e Madhe

by Java News
18/05/2018 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

7 pasuri të paluajtshme janë sekuestruar në Malësi të Madhe.

Pas disa muajsh hetime të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë Hetimore të Task- Forcës Speciale Qendrore në Policinë e Shtetit, sot më datë 18.05.2018, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Shkodër, e cila pas kërkesës së organit të Prokurorisë kishte vendosur sekuestron preventive të 7 (shtatë) pasurive të paluajtshme, tokë me sipërfaqe rreth 15500 m2 dhe ndërtesa social-ekonomike me sipërfaqe rreth 450 m2, ku përfshihen Bar-Restorant, Hotel “Kavaliero”, Lavazh dhe Dyqan Cigaresh, në fshatin Bajzë, njësia Administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe, në pronësi të shtetasit Ndue Vasel Pepaj dhe familjarëve të tij.

Sekuestrimi u krye në funksion të hetimeve të procedimit penal të vitit 2018, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Bazë për fillimin e këtij hetimi ka shërbyer njoftimi i ardhur nga autoritetet e Mali të Zi më 17 dhjetor 2017.

Prokuroria bën të ditur se, më 17 dhjetor 2017, rreth orës 16.00, autoritetet malazeze në kuadrin e operacionit “Mashtrim” (“Trick”), arrestuan 12 persona, përfshi shtetasin shqiptar Ndue Vasel Pepaj, banues në Bajzë, Malësi e Madhe, si kreun e një organizate kriminale që vepronte në Mal të Zi dhe që merrej me trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Gjatë këtij operacioni janë gjetur dhe konfiskuar 982 kg marijuanë, 1,7 kilogram heroinë dhe rreth 3 kg përzierës.

Sipas policisë malazeze, kjo organizatë kriminale dyshohet se kishte vepruar për një periudhë të gjatë kohore dhe veçanërisht aktive ka qenë që nga 01 janari 2016 në trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike në nivel ndërkombëtar.

Hetimet po zhvillohen në bashkëpunim edhe me Prokurorinë Speciale të Malit të Zi, përfaqësues të së cilës u takuan me autoritetet ditën e fundit në Prokurorinë e Shkodrës në funksion të hetimit të kësaj çështje dhe të ekzekutimit të Letër-Porosive së kërkuara në mënyrë reciproke nga autoritet gjyqësore të të dy shteteve.

Hetimi dhe sekuestrimi i aseteve është bërë pasi dyshohet se këto pasuri janë produkt i veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve, të kryer nga shtetasi Ndue Vasel Pepaj.
Më pas shtetasi Ndue Vesel Pepaj këto pasuri i ka ricikluar duke i tjetërsuar në emër të përsonave të tjerë, sidomos në emër të motrës, dhëndërrit dhe dajës së tij.

Zbatimi i vendimit të gjykatës për ekzekutimin e sekuestrimit u bë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtorinë e Hetimit Tatimor Shkodër dhe Agjencinë e Menaxhimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e cila mori në administrim pasuritë e sekuestruara.

Hetimet për këtë çështje vazhdojnë, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale. /b.d

Next Post
Konsumi i bukës së misrit është i domosdoshëm

Konsumi i bukës së misrit është i domosdoshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

October 28, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

October 28, 2026
Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

October 28, 2026
Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

October 28, 2026
Vdes në spitalin e Fierit i arrestuari për narkotikë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Avokati i Popullit shkon në burgun e Fierit, inspektohet ligjshmëria e transferimit të Erion Veliajt

October 28, 2026
Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

October 28, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu akuza të forta partive arabe: Vodhën zgjedhjet! Duhen hetime urgjente!

October 28, 2026
Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

October 28, 2026
Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

October 28, 2026
Vuçiç riemëron Ana Brnabiç si kryeministre të Serbisë: Nuk do ta ketë mandatin të plotë

“Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit” / Brnabiç ngre alarmin pas fitores së studentëve: Ka nisur terrori revolucionar

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In