• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sekuestrohen 6 mina me telekomandë në Lezhë, pranga 40-vjeçarit nga Tirana

by Java News
24/06/2018 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Lezhës ka arrestuar mëngjesin e kësaj të diele një 40-vjeçar të cilit iu gjetën gjashtë bomba të telekomanduara. Në prangat e policisë ka rënë Eduard Sinanaj, 40 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Në aksin rrugor Milot – Lezhë, në vendin e quajtur Ishull Lezhë, u kap me automjetin e tij tip “Peugeot” që po drejtonte, pasi në bagazh, në një rrotë karroce, kishte fshehur 6 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale sëbashku me automjetin.


Njoftimi i policisë:

Lezhë,

Finalizohet operacioni i koduar ” Udhëtimi ”

Sekuestrohen 6 mina me telekomandë

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre

Më datë 23.06.2018, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme duke vendosur para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar të ndjekur me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Udhëtimi” duke goditur një tjetër rast të tentativës për tregtim të minave me telekomandë.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:

– Eduard Sinanaj, 40 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”

Në aksin rrugor Milot – Lezhë, në vendin e quajtur Ishull Lezhë, u kap me automjetin e tij tip Peugeot që po drejtonte, pasi në bagazh, në një rrotë karroce, kishte fshehur 6 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale sëbashku me automjetin.

Vepra penale në ngarkim të tij “Trafikim i armëve dhe municioneve” parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

a.ç

Next Post
Trafikonin kokainë në Kupat e Botës, shkatërrohet banda në Argjentinë

Trafikonin kokainë në Kupat e Botës, shkatërrohet banda në Argjentinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com