Policia e Lezhës ka arrestuar mëngjesin e kësaj të diele një 40-vjeçar të cilit iu gjetën gjashtë bomba të telekomanduara. Në prangat e policisë ka rënë Eduard Sinanaj, 40 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Në aksin rrugor Milot – Lezhë, në vendin e quajtur Ishull Lezhë, u kap me automjetin e tij tip “Peugeot” që po drejtonte, pasi në bagazh, në një rrotë karroce, kishte fshehur 6 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale sëbashku me automjetin.

Njoftimi i policisë:
Lezhë,
Finalizohet operacioni i koduar ” Udhëtimi ”
Sekuestrohen 6 mina me telekomandë
Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre
Më datë 23.06.2018, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme duke vendosur para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar të ndjekur me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Udhëtimi” duke goditur një tjetër rast të tentativës për tregtim të minave me telekomandë.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:
– Eduard Sinanaj, 40 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”
Në aksin rrugor Milot – Lezhë, në vendin e quajtur Ishull Lezhë, u kap me automjetin e tij tip Peugeot që po drejtonte, pasi në bagazh, në një rrotë karroce, kishte fshehur 6 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale sëbashku me automjetin.
Vepra penale në ngarkim të tij “Trafikim i armëve dhe municioneve” parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
a.ç











