• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sekuestrohen 5 kamionë e 1 eskavator me të cilat gërryhej lumi Mat, në kërkim 48 vjeçari

by A R
01/02/2024 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Lezhës ka sekuestruar 6 mjete të rënda me të cilat gërryhej në afërsi të lumit Mat dhe inertet transportoheshin ilegalisht. Sipas bluve, në kërkim është 48 vjeçari, administrator i biznesit për llogari të të cilit punonin 5 kamionë dhe një eskavator.

“Finalizohet operacioni i koduar “River Cries 2”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të IKMT-së. Sekuestrohen 6 mjete të rënda (5 kamionë dhe 1 ekskavator) që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Punohet për kapjen e një 48-vjeçari që u identifikua nga Policia, si administrator i biznesit për llogari të të cilit punonin mjetet e rënda. Si rezultat i kontrolleve dhe patrullimeve 24/7, të mbështetura të puna e inteligjencës policore dhe që kryhen në të gjithë territorin e rrethit, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me ata të Drejtorisë së Përgjithshme të IKMT-së, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “River Cries 2”.

Gjatë natës, në afërsi të lumit Mat, u gjetën 5 kamionë dhe 1 ekskavator, me të cilat gërryhej shtrati i këtij lumi dhe transportoheshin inertet e përfituara ilegalisht. Në vijim të veprimeve procedurale u identifikua dhe u shpall në kërkim administratori i subjektit për llogari të të cilit punonin mjetet e rënda, shtetasi P. K., 48 vjeç, banues në Laç. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit apelon për të gjitha subjektet, që veprimtarinë e marrjes së inerteve, në shtretërit e lumenjve, ta kryejnë sipas kushteve dhe kufijve të përcaktuar në dispozitat ligjore dhe në lejet përkatëse. Në çdo rast të konstatimit të shkeljes së këtyre akteve, do t’iu sekuestrohen mjetet dhe do t’iu ndalohet vijimi i kësaj veprimtarie”, bën me dije policia.

/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

November 27, 2026
Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

November 27, 2026
Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

November 27, 2026
Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

November 27, 2026
Meloni paralajmëron aleatët pas përplasjeve në koalicionin qeverisës në Itali: Gati për zgjedhje të parakohshme

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

November 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

November 27, 2026
Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

November 27, 2026
Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

November 27, 2026
Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

November 27, 2026
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Më shumë vite punë për të përfituar pension? FMN propozon reformim të skemës

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In