• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sekuestrohen 49 kg kokainë në Portin e Durrësit/ Ishte nisur nga Ekuadori në konteinerin me banane

by Java News
01/04/2021 08:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në portin e Durrësit janë sekuestruar 49 kilogramë kokainë në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori. Burime nga policia bëjnë me dije se lënda narkotike është sekuestruar pas finalizimit të operacionit i koduar “MERSIN”.

Policia njofton se si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në disa kontenierë, u bë e mundur që në njërin prej tyre, i cili ishte i ngarkuar me banane dhe ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Maminas, me administrator shtetasin S. Ç., të gjendej dhe sekuestrohej në cilësinë e provës materiale rreth 49 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “MERSIN”.

Operacioni i zhvilluar në Portin e Durrësit, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet doganore në Port Durrës.

Sekuestrohen rreth 49 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe hetimet e kryera se në një kontenier fshihej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kokainë, në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “MERSIN”.

Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në disa kontenierë, u bë e mundur që në njërin prej tyre, i cili ishte i ngarkuar me banane dhe ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Maminas, me administrator shtetasin S. Ç., të gjendej dhe sekuestrohej në cilësinë e provës materiale rreth 49 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikeve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi S. Ç., banues në Sauk, Tiranë.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Për arsye hetimore nuk jepen detaje të tjera rreth operacionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

g.kosovari

Next Post
“Kujdes nga grindjet në familje” parashikimi ditor i Horoskopit, ja cila shenjë s’do i ketë punët mirë

Horoskopi 1 Prill 2021/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Comments 1

  1. Anonymous says:
    5 years ago

    Kohe zgjedhjesh tani haha haha duhet leku

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK godet grupin e strukturuar kriminal për trafik heroine në Shqipëri dhe Danimarkë, zbardhen detajet nga operacioni

SPAK godet grupin e strukturuar kriminal për trafik heroine në Shqipëri dhe Danimarkë, zbardhen detajet nga operacioni

May 15, 2026
Emiratet “sfidojnë” krizën në Hormuz, ndërtojnë tubacionin gjigant të naftës që anashkalon Iranin dhe trondit OPEC-un

Emiratet “sfidojnë” krizën në Hormuz, ndërtojnë tubacionin gjigant të naftës që anashkalon Iranin dhe trondit OPEC-un

May 15, 2026
Reforma Territoriale/ Mazniku: Bashkitë të bëhen më efikase! Boçi: Territori është identitet, jo vetëm hartë politike

Reforma Territoriale/ Mazniku: Bashkitë të bëhen më efikase! Boçi: Territori është identitet, jo vetëm hartë politike

May 15, 2026
Operacion i AMP/ Hetime për favorizim të ndërtimeve pa leje nga efektivë policie, priten arrestime në komisariat

Operacion i AMP/ Hetime për favorizim të ndërtimeve pa leje nga efektivë policie, priten arrestime në komisariat

May 15, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Ish-kandidati i PD: Eksponentë demokratë kanë pasur përfitime nga grupet kriminale

May 15, 2026
Si Kina po përfiton nga dobësimi gradual i Shteteve të Bashkuara

Si Kina po përfiton nga dobësimi gradual i Shteteve të Bashkuara

May 15, 2026
Dalin detaje nga dosja e SPAK për grupin Bajri, fotografi me armë dhe para cash

Dalin detaje nga dosja e SPAK për grupin Bajri, fotografi me armë dhe para cash

May 15, 2026
Balliu njofton ambasadat për marrjen “peng” të PD, akuzon Sali Berishën për mbylljen e garës për kreun e partisë

Balliu njofton ambasadat për marrjen “peng” të PD, akuzon Sali Berishën për mbylljen e garës për kreun e partisë

May 15, 2026
Surprizë në horizont për Kombëtaren, një emër i ri pritet në grumbullimin e Silvinjos

Surprizë në horizont për Kombëtaren, një emër i ri pritet në grumbullimin e Silvinjos

May 15, 2026
Lëvizje në strukturat e Policisë së Shkodrës, ndryshon shefi i Rrugores

Lëvizje në strukturat e Policisë së Shkodrës, ndryshon shefi i Rrugores

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In