Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 30-vjeçar pasi në magazinën jashtë banesës së tij është gjetur 19 kilogramë kanabis.
Në pranga ka rënë Pavlo Ndreca, i cili sasinë e drogës e kishte futur në 4 qese plasmani.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
c.a