Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas gjetën në çantën e 31-vjeçarit E. H., 17 550 Euro, të cilat ai tentonte t’i fuste në vendin tonë pa i deklaruar konform ligjit.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 31-vjeçarin E. H., banues në Librazhd, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/a.r