• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sekuestrimi i serverit të ILDKPKI shqetësim te ndërkombëtarët, ja pse rrezikohet Vettingu

by A R
21/12/2016 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çështja e sekuestrimit të serverit të ILDKPKI-së po merr vëmendje ndërkombëtare dhe të shërbimeve sekrete.

Burime të shërbimeve sekrete, por edhe diplomatike i pohuan Top Channel-it se po ndjekin me vëmendje të shtuar dhe shqetësim këtë proces të nisur nga prokuroria e cila ngriti dyshime ndaj kreu të ILDKP Shkëlqim Ganaj për mungesën e kallëzimeve penale ndaj zyrtarëve të lartë, që u pasua me sekuestrimin e serverit të të dhënave të ILDKPKI. 

Shqetësimi mbetet i lartë pavarësisht se çështjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën për momentin, por mund të përdoren në të ardhmen për dëmtimin e njërit apo tjetrit zyrtar të sistemit të drejtësisë.

Kjo për faktin se ILDKPKI është strukturë mjaft e rëndësishme dhe deçizive në procesin për verifikimin e “pastërtisë” së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Këto burime të huaja u shprehën me shqetësim në kushte anonimiteti, se ILDKPKI-ja dhe të dhënat e tij do të jenë një bazë e rëndësishme për hetimin që do të kryhet në bazë të ligjit të “vetting”-ut për të gjithë sistemin e drejtësisë, por edhe një bazë për SPAK-un, njësinë e posaçme antikorrupsion që pritet të nisë punë shumë shpejt.

Si e tillë, ajo është kthyer në vëmendjen e trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sipas të njëjtit burim të huaj diplomatik shohin me shqetësim këtë veprimtari, që mund të rrezikojë karrierën, por jo vetëm, të tyren dhe të politikanëve aktivë në vend.

Sipas të njëjtit burim, nëse çështja shkon në duar të gabuara në Gjykatën e Lartë dhe segmenteve të interesuara për këtë çështje në prokurori, frika është te manipulimet e mundshme të dëshmive që mund të shërbejnë si prova në të ardhmen, për procese të rëndësishme kundër korrupsionit.

Sipas të njëjtave burime të huaja, nëse kjo ndodh, do të bënte nul thelbin e Reformës në Drejtësi, edhe nëse të enjten ligji i “vetting”-ut kalon klasën në Gjykatën Kushtetuese./a.m.

Next Post
Pse nuk duhet ta merrni asnjëherë me vete celularin në tualet

Pse nuk duhet ta merrni asnjëherë me vete celularin në tualet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com