• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sekuestrimi i pasurisë së zyrtarëve të korruptuar nga SPAK, zgjerohet rrethi i të afërmve që hetohen

by A R
11/08/2016 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sa vjen dhe qartësohet se pse po sulmohet kaq ashpër Reforma në Drejtësi dhe aktualisht implementimi i saj.

Këtë e bën të ditur pikërisht ligji për Prokurorinë Speciale (SPAK), i cili bën të ditur se do të ketë jo vetëm arrestime dhe hetime të politikanëve të korruptuar, por dhe sekuestro të të gjithë pronave që janë përfituar nga paratë e vjedhura.

Në komisionin e posaçëm të Reformës në Drejtësi ka mbërritur drafti i ndryshuar i ligjit “Antimafia”, cili është hartuar nga misioni EURALIUS.

Në ndryshim me ligjin aktual janë futur 14 vepra të reja penale, që kanë të bëjnë kryesisht me korrupsionin. Aty jepen rrugët që do ndiqen për sekuestrimin e pasurisë dhe, interesant është fakti se tani një rol të madh do të ketë Prokuroria Speciale Antikorrupsion, e cila ka në fokus zyrtarët.

Sipas ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i njohur si  Ligji Antimafia, nëse vërtetohet se një pasuri është vënë përmes shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, shkeljeve në detyrë, etj., atëherë ajo sekuestrohet. Po ashtu është përcaktuar dhe rrethi i familjarëve që preken. Disa prej veprave të korrupsionit të përfshira janë: korrupsioni aktiv në sektorin privat; ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike; shpërdorimi i detyrës; shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti; përfitimi i paligjshëm i interesave; refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, etj.

Familjarët që preken

Sipas ligjit më të fundit, i njohur pra si Antimafia, i cili pritet që të pësojë disa ndryshme dhe në komision, pasuria u sekuestrohet dhe të të afërmve të të akuzuarit, nëse vërtetohet se ai e ka regjistruar atë në emër të tyre. Madje rrethi është zgjeruar deri te kunetërit, vjehrri apo vjehrra. Sipas ligjit, personave të afërm të të akuzuarit që mund t’i sekuestrohet pasuria janë: bashkëshorti, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit, motrat, xhaxhallarët/dajat, hallat/tezet, nipërit/mbesat, fëmijët e vëllezërve dhe motrave, vjehrri, vjehrra, dhëndri, nusja, kunata, kunati, bashkëjetuesi, thjeshtëri, thjeshtra, njerku dhe njerka.

Rruga që do ndjekë SPAK

Në ligj janë treguar dhe rrugët që do ndiqen në rast se ka dyshime se një pasuri është vënë përmes drogës, trafiqeve apo korrupsionit. Prokurori, fillimisht nis hetimet për mjetet financiare, pasuritë, veprimtaritë ekonomike, tregtare dhe profesionale, nivelin ekonomik dhe burimet e të ardhurave të tyre, përfshirë dëgjimin e dëshmitarëve dhe ekspertëve. Verifikimet bëhen, në veçanti, nëse këta persona janë zotërues të lejeve, liçencave, autorizimeve, koncesioneve dhe të drejtave të tjera për të ushtruar veprimtari ekonomike, tregtare dhe profesionale, si dhe për të verifikuar nëse ata përfitojnë kontribute, financime ose kreditime të çdo lloji, të dhëna apo të përfituara nga shteti, ente a persona juridikë publikë, organizma ose institucione ndërkombëtare, si dhe për të verifikuar nëse pasuritë, veprimtaritë apo të drejtat pasurore janë të përligjura.

Kur prokurori zbulon se ka elementë që tregojnë se pasuria është vënë përmes krimit, i drejtohet gjykatës për të dhënë urdhër që ajo të sekuestrohet. Nëse gjykata jep vendim pro sekuestrimit, ai ekzekutohet menjëherë. Sekuestrimi ekzekutohet: Për pasuritë e luajtshme dhe shumat monetare, sipas rregullave të përcaktuara nga Kodi i Procedurës Civile për ri-zotërimin e aseteve nga debitori ose pala e tretë, sipas rastit; për pasuritë e luajtshme ose të paluajtshme me zbardhjen e masës në zyrat kompetente; për pasuritë e kompanive të organizuara për funksionimin e një biznesi, përveç mënyrës të parashikuar për çdo pasuri të sekuestruar, duke marrë edhe pasuri nga administratori, duke regjistruar masën në regjistrimin e shoqërive tregtare ku regjistrohen kompanitë; për paditë dhe aksionet, me shënim në librin e shoqërive tregtare dhe hyrjet në regjistrin tregtar.

Policia gjyqësore, pas kryerjes së formaliteteve të specifikuara në pikën 1 të këtij neni vijon me marrjen e pasurive dhe dorëzimin e tyre tek administratori i pasurive, edhe nëse kanë të drejta reale ose personale për t’i gëzuar ato./tesheshi.com/a.m.

Next Post

Të suksesshëm me femrat, por... po sikur të mos kishin qenë futbollistë? (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In