• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sekuestrimi i objekteve të vjedhura në Apoloni, Kumbaro: Ndëshkim për këdo që prek pasuritë kulturore

by A R
20/02/2017 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke falenderuar punën e bërë nga Ministria e Brendshme dhe gjithë strukturat e Policisë së Shtetit për sekuestrimin e objekteve të vjedhura në gërmimet e bëra në Apoloni dhe kapjen e autorëve,  ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se ruajtja e pasurive kulturore të vendit tashmë është një strategji kombëtare, por ruajtja e tyre është detyrë e të gjithëve.

“Dua ta përsëris, sepse nëse do të jemi të vetëdijshëm për thesaret e jashtëzakonshme që kemi, konkretisht banorët e Fierit dhe ne të gjithë, do të dimë t’i mbrojmë ato. Sepse është e pamundur që çdo gur të mbrohet me një roje apo me një polic, nëse ne të gjithë  nuk i mbrojmë. Është pikërisht ky sensibilizim i të gjithë faktorëve, që nga komuniteti, shkolla, pushteti lokal, padyshim qeveria, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët kanë treguar  sesi kur jemi bashkë mund t’i mbrojmë vlerat tona.

Kemi tre vjet që punojmë me  strukturat e policisë për të pasur një strategji kombëtare. Në fakt është një strategji kombëtare e aprovuar vitin e kaluar nga qeveria shqiptare, për luftën kundër trafikimit të pasurive kulturore, të cilat në 25 vitet e fundit, fatkeqësisht kanë humbur”, u shpreh Kumbaro.

Ministrja e Kulturës, u  shpreh se ky është një tjetër operacion i suksesshëm pas atij të koleksionit të ikonave.  Ajo e quajti këtë një fitore të jashtëzakonshme, ku 264 objekte të periudhave të ndryshme dhe me vlera specifike, janë sot të sekuestruara nga Policia e Shtetit dhe të sigurta.

“Dua të falenderoj me gjithë zemër drejtorët e insititucioneve të Policisë së Shtetit dhe të Ministrisë së Kulturës që kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe sot na japin kënaqësinë të kemi një miniekspozitë këtu në Apoloni.  Kushdo që do të guxojë të prekë pasuritë kulturore që na takojnë të gjithëve ka vetëm një rrugë, ndëshkim, por këtë e thotë më mirë Ministri i Brendshëm, sepse është pjesë e punës së tij”, vijoi më tej Kumbaro.

Në fjalën e saj ministrja e Kulturës  theksoi edhe faktin se me investimin që po kryhet aktualisht në Apoloni, ku park do të kthehet një ndër më të rëndësishmit në vend.

“Është një moment i rëndësishëm, sepse duam që në të njëjtën kohë, jo vetëm të tregojmë që kemi një pasuri të madhe dhe jo vetëm që e mbrojmë dhe e restaurojmë; Ndërkohë që ne flasim është duke u mbyllur një kantier i madh restaurimi në Parkun e Apolonisë, ku në një bashkëpunim me delegacionin  Europian, po investojmë mbi 700 mijë euro për ta bërë këtë park, pse jo ndër më të rëndësishmin në Shqipëri”, tha ajo.

Ky projekt është pjesë e listës së projekteve të kombinuara që vijojnë Procesin e Lubjanës – Financimi i Rehabilitimit të Trashëgimisë në Evropën Juglindore, iniciativë e përbashkët e Këshillit të Europës dhe Komisionit Evropian dhe për të mbështetur restaurimin e trashëgimisë historike, si një gjenerator i kapitalit social dhe ekonomik, i cili sjell përfitime të prekshme për popullsinë lokale, duke inkurajuar turizmin kulturor./a.m.

Next Post
Ndërron jetë ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin

Ndërron jetë ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

March 28, 2026
Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

March 28, 2026
“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

March 28, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

March 28, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Vijon takimi i Ramës me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, e pranishme edhe Spiropali

March 28, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

March 28, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Rritet nafta, bien bursat financiare dhe kuotat e Trump-it

March 28, 2026
Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

March 28, 2026
I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In