• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sektori vijon tkurrjen, 3 biznese call-center u mbyllën në ditët e fundit të Qershorit

by A R
04/07/2017 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbijetesa e Call Center-ave në Shqipëri po bëhet më e vështirë, sidomos për ato që ende mbeten të pakonsoliduara në treg apo që kanë një aktivitet modest krahasuar me “të mëdhenjtë”. Vetëm në tre ditët e fundit të qershorit janë tre kompani që kanë deklaruar mbyllje të aktivitetit, duke iu shtuar listës së atyre që mbyllën aktivitetin në fillim të muajit.

E para është Capital Market e hapur në vitin 2014 e orientuar në shërbimin call center dhe konsulencë, e cila ka nisur procedurat e likuidimit. Vetëm gjatë vitit 2015 kompania raportoi një qarkullim vjetor prej rreth 26 milionë lekë (200 mijë euro), sipas bilancit zyrtar. Shpenzimet për paga e sigurime të kompanisë, ishin 15 milionë lekë, apo rreth 62% e totalit të shpenzimeve, teksa call center janë një sektor me kapital intensiv të punës. Ndonëse në vitin e parë të aktivitetit, kompania ka rezultuar fitimprurëse me një fitim para taksave prej 2 milionë lekë, apo një marzh fitimi prej 8%.

Dy kompanitë e tjera janë Sistema Cliente dhe Bussines Global Support të dyja të hapura vitin e kaluar respektivisht në mars dhe qershor me objekt të tyre ofrimin e konsulencës dhe shërbimin call center. Për vetë faktin që afati i operimit në treg është i shkurtër kompanitë nuk kanë të deklaruar situatën e tyre financiare.

Mbyllja e Call Center në Shqipëri po kthehet në një normalitet kohëve të fundit ku në mes të qershorit një tjetër kompani deklaroi mbylljen.  Hello Com ishte krijuar në formën e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar në kapital 100 mijë lekë të zotëruar nga ortakët Giancalo De Berardinis, zotërues 70 për qind i kuotave dhe Pierluigi Frisoli, zotërues i 30 për qind të kuotave të kapitalit.

Deri në fund të vitit të kaluar, call center ishin një biznes që po rritej me shpejtësi, teksa kompanitë italiane po e zhvendosnin këtë aktivitet në Shqipëri, duke shfrytëzuar koston e lirë të fuqisë punëtore dhe njohjen e gjuhës italianë nga të rinjtë.

Kjo rritje e shpejtë, alarmoi autoritetet italiane, të cilat u gjendën nën presionin e humbjes së vendeve të punës në Itali dhe zhvendosjen e tyre në Shqipëri dhe filluan marrjen e masave drastike.

Në Itali, në datën 1 prill, hyri në fuqi ligji “Për delokalizimin” e call center, i cili shtrëngoi rregullat për zhvendosjen e aktivitetit nga Italia drejt shteteve jo anëtare të BE-së. I miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, ligjit iu la një periudhë tranzitore për të hyrë në fuqi me qëllim që kompanitë të njiheshin me rregullat e reja, zbatimin e standardeve, raportimin e numrit të punonjësve, adresave të selive, mbrojtjes së të dhënave etj.

Nisma e Italisë për delokalizimin alarmoi kompanitë Call Center në Shqipëri të cilat penalizoheshin për shkak se operonin në një vend që nuk është pjesë e Bashkimit Europian. Jo në pak raste u ngrit shqetësimi i falimentit dhe riskut të humbjes së mijëra vendeve të punës. Qeveria në atë kohë pati një reagim të zbehtë përmes një shkrese drejtuar palës italiane por që nuk arriti të merrte ndonjë përgjigje pozitive.

Nga ana tjetër operatorët e tregut deklaruan se kompanitë mëmë po merrnin masa për të zhvendosur një pjesë të aktivitetit në vende të tjera në rajon si Rumania apo Bullgaria.

Në maj të këtij viti, nga Italia erdhi goditja finale për call center. 13 kompani firmosën një protokoll mirëkuptimi me kryeministrin italian Paolo Gentiloni dhe ministrin e zhvillimit ekonomik Carlo Calenda. Kjo marrëveshje parashikon që “95% e aktiviteteve që kryhen direkt të kalojnë në Itali brenda gjashtë muajve nga nënshkrimi dhe në kontratat e të reja, të paktën 80% e vëllimeve outsourcing të kryhen në territorin italian”.

Janë 13 kompani që janë angazhuar në këtë marrëveshje. Këto subjekte, përbëjnë 65% të sektorit përsa i përket xhiros: Eni, Enel, Sky, Mediaset, Tim, Vodafone, Wind Tre, Fastweb, Intesa SanPaolo, Unicredit, Poste Italiane, Ntv, Trenitalia.

Sektori

Në total, në sektor në Shqipëri ka rreth 800 kompani, me rreth 25 mijë të punësuar, sipas të dhënave zyrtare. Por, të dhënat e punëdhënësve më të mëdhenj tregojnë se janë 6-7 kompani kryesore, që kanë së bashku rreth 10 mijë të punësuar. Sipërmarrjet e mëdha vlerësohet se do të arrijnë t’i bëjnë ballë presionit italian dhe do të diversifikohen, ndërsa më të vështirë do ta kenë të voglat. Edhe përpara se qeveria italiane të miratonte sanksionet në dhjetor të vitit të kaluar, sektori kishte shfaqur probleme. Norma e fitimeve ka rënë, të mëdhenjtë nuk po rriten më dhe sipërmarrjet e vogla, sidomos ato me pronarë shqiptarë, përballen me largime të kontraktorëve ose mospagesa nga ana e tyre. Ka raste që investitorë italianë vijnë dhe hapin dy tre call center dhe i mbyllin brenda një kohe të shkurtër./Monitor/a.m.

Next Post
Macron kërkon shkurtimin e deputetëve francezë

Francë/ Policia arreston një 23-vjeçar, po planfikonte vrasjen e presidentit, Macron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

August 4, 2026
AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

August 4, 2026
SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

August 4, 2026
Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

August 4, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Qytetet tona nuk janë më në dorë të qytetarëve… Dy ngjarje, pak cinizëm dhe disa konkluzione

August 4, 2026
Pse zjarret fiken me lopata e mjete rrethanore? Haki Çako jep parashikimin e pazakontë për zjarret në gusht

Pse zjarret fiken me lopata e mjete rrethanore? Haki Çako jep parashikimin e pazakontë për zjarret në gusht

August 4, 2026
Pas disa orësh kërkimesh nga toka dhe ajri, shpëtohen turistët gjermanë që humbën në malin e Çikës

Pas disa orësh kërkimesh nga toka dhe ajri, shpëtohen turistët gjermanë që humbën në malin e Çikës

August 4, 2026
Djali fshehu trupin e të atit të vdekur për më shumë se dy vite në frigorifer, detaje nga ngjarja makabre në Greqi

Djali fshehu trupin e të atit të vdekur për më shumë se dy vite në frigorifer, detaje nga ngjarja makabre në Greqi

August 4, 2026
Drejtësia e re instalon censurën ndaj mediave! Gazetarët duhet të marrin leje për të ndjekur seancat, s’lejohen telefonat e kamerat

Drejtësia e re instalon censurën ndaj mediave! Gazetarët duhet të marrin leje për të ndjekur seancat, s’lejohen telefonat e kamerat

August 4, 2026
“Epsteini” ynë

Drejtësia që do gjyqe popullore, por jo gjyqe të hapura për popullin

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com