• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sektori i ndërtimeve private ka nisur të rigjallërohet, në 3 muaj jepen 101 leje

by Java News
29/06/2017 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Statistikave raportoi se vlera e lejeve të ndërtimit që u dhanë në tremujorin e parë të këtij viti u rrit me gati 3 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 
Sipas INSTAT, nga 3.9 miliardë lekë që ishte në tremujorin e parë të vitit të kaluar, vlera e lejeve të miratuara u ngjit në 11 miliardë lekë në janar-mars të këtij viti.

Të dhënat tregojnë se sektori i ndërtimeve private ka nisur të rigjallërohet pas goditjes nga kriza, por edhe moratoriumi. Vlera e projekteve të miratuara ka ardhur në rritje të ndjeshme, veçanërisht nga gjysma e dytë e vitit të kaluar.

Sipas INSTAT, vetëm për periudhën janar-mars të këtij viti, autoritetet kanë miratuar 101 leje të reja ndërtimi. Pjesa dërrmuese e tyre, rreth 75 për qind janë ndërtime rezidenciale për qëllime banimi, ndërsa 25 për qind janë ndërtesa tregtare për aktivitete biznesi.

Të dhënat tregojnë se gati gjysma e lejeve të miratuara i përket Tiranës, ndërsa në vendin e dytë renditet vlora me 15.6 për qind. Ndërtimi ishte një nga sektorët më të goditur nga kriza ekonomike, jo vetëm për shkak të ngadalësimit të investimeve publike në infrastrukturë, por edhe rënies së ndjeshme të kërkesës në tregun e banesave.

Pesha e sektorit në ekonominë kombëtare gati u përgjysmua brenda pak viteve nga 15 për qind në vitin 2009, në rreth 8 për qind, por në dy vitet e fundit duket se ndërtimi ka nisur të rigjallërohet sërish, ndonëse me ritme të ngadalta.

ma.me

Next Post
Thatësira dhe temperaturat e larta, ja kur pritet të kemi reshje shiu

Thatësira dhe temperaturat e larta, ja kur pritet të kemi reshje shiu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptari tentoi abuzimin me vajzën me aftësi të kufizuara, dëshmia: Më përdhunoi kur isha 7 vjeç

Shqiptari tentoi abuzimin me vajzën me aftësi të kufizuara, dëshmia: Më përdhunoi kur isha 7 vjeç

February 24, 2026
Zvicra bllokon më shumë se 880 milionë dollarë të Maduros

Zvicra bllokon më shumë se 880 milionë dollarë të Maduros

February 24, 2026
Rëndohet situata tek Arrat e Gurrës, ARRSH: Po kryejmë rivlerësim gjeologjik, rrugët nga mund të kalojnë mjetet

Rëndohet situata tek Arrat e Gurrës, ARRSH: Po kryejmë rivlerësim gjeologjik, rrugët nga mund të kalojnë mjetet

February 24, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

A ka dështuar Reforma në Drejtësi?

February 24, 2026
Meksika në ankth, mbi 70 të vdekur pas eliminimit të “El Mencho”

Meksika në ankth, mbi 70 të vdekur pas eliminimit të “El Mencho”

February 24, 2026
Protesta, mbi 1 mijë efektivë në terren/ Në gatishmëri edhe forcat RENEA, kufizohet qarkullimi

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në Morinë

February 24, 2026

A do t’i shpëtojë “arrestit me burg”? Shqyrtohet sot ankimi i Veliajt në Apelin e GJKKO-së

February 24, 2026
Franca ‘nxjerr jashtë loje’ ambasadorin amerikan, nuk mund të takohet me ministrat

Franca ‘nxjerr jashtë loje’ ambasadorin amerikan, nuk mund të takohet me ministrat

February 24, 2026
Analisti Serwer: Kosova mund t’i thotë “JO” një marrëveshje të keqe që e përkrah ShBA-ja

“Gjykata Speciale një gabim i madh”, Serwer: Bordi i Paqes ide e keqe, por Shqipëria e Kosova përfitojnë

February 24, 2026
Sondazhi: Vizita e Ramës në Uashington rrëzoi teorinë ‘Ramaduro”

Sondazhi: Vizita e Ramës në Uashington rrëzoi teorinë ‘Ramaduro”

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In