• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sektori i naftës në krizë të thellë prej 3 vitesh, bien ndjeshëm të ardhurat nga renta

by A R
20/02/2018 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Industria vendase e naftës po përjeton një periudhë të vështirë për shkak të rënies së çmimeve në bursat ndërkombëtare.

Të dhënat zyrtare nga agjencia e burimeve natyrore tregojnë se në dy vitet e fundit prodhimi vendas i naftës ka rënë me mbi 30 për qind, nga 1.2 milionë tonë që ishte në vitin 2015 në vetëm 835 mijë tonë vitin e kaluar.

Ulja e fortë e prodhimit të naftës dhe rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare ka patur pasoja të ndjeshme për financat e shtetit. Sipas të dhënave zyrtare nga ministria e financave, të ardhurat nga renta e naftës në buxhet kanë rënë me 3 herë brenda tre viteve. Nëse në vitin 2014, qeveria arkëtoi 60 milionë dollarë nga renta, vitin e kaluar shifra ishte vetëm 20 milionë dollarë.

Pritshmëritë janë që prodhimi i naftës të ulet më tej këtë vit, pasi kompanitë kanë ulur investimet. Të dhënat zyrtare tregojnë se investimet në prodhimin e naftës kanë rënë me ritme dramatike, nga 300 milionë euro që ishin në 2014-ën, më vetëm 60 milionë euro vitin e kaluar, pra 5 herë më pak.

Përtej konjukturës së pafavorshme në tregjet ndërkombëtare, një tjetër faktor që ka ndikuar ecurinë e industrisë së naftës është edhe konflikti mes qeverisë dhe “Banker Petroleum” prodhuesit kryesor të naftës në Shqipëri.

Javën e kaluar gjykata e arbitrazhit në Parisi dënoi qeverinë shqiptare ti paguajë kompanisë “Bankers” 57 milionë dollarë, të cilat sipas gjykatës qeveria ja ka marrë pa të drejtë në formën e taksave./Top Channel/a.m.

Next Post
Kulturë/ Arabia Saudite rihap kinematë pas plot 3 dekadash e gjysmë

Kulturë/ Arabia Saudite rihap kinematë pas plot 3 dekadash e gjysmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com