• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sektori i ndërtimit zgjerohet me 10% më 2017, rritja më e madhe në 10 vite

by Java News
24/09/2018 07:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sektori i ndërtimit u rrit vitin e kaluan me ritmet më të larta që nga viti 2008, pas një rënie gati sistematike deri në vitin 2014. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT sektori i ndërtimit u zgjerua me 10.4% më 2017. Ritmet e rritjes u trefishuan në raport me vitin 2016, duke ju afruar trendit të pas vitit 2005 (shih Grafikun e mëposhtëm). Kulmi i rritjes së ndërtimi ishte në vitin 2000-2005, ku sektori u zgjerua mesatarisht me 30 për qind në vit, kryesisht prej zgjerimit me ritme të shpejta të kryeqytetit.

Pas krizës së vitit 2008 mundësitë për të azhurnuar fondet e lira në ekonomi u kufizuan. Mungesa e financimeve nga bankat dhe rënia e konsumit i zhvendosi vëmendjen e bizneseve për investime pas vitit 2012  nga ndërtimi drejt sektorëve të tjerë si energjia dhe bujqësia. Mirëpo kostot për shkak të mungesës së zinxhirit mbështetës dhe copëzimi i lartë i tokës bujqësore i ka bërë shumë shpejt këto investime jo fisibël, duke e rikthyer edhe njëherë fondet e lira në ekonomi drejt sektorit të ndërtimit.

Nga ana tjetër Shqipëria ka ende plot burime natyrore të pashfrytëzuara dhe sektorë ende të pamaturuar që paraqesin mundësi. Por llogaritë e momentit nuk është se japin shumë alternativa për fitime. Arben Dervishi nga Shoqata e Ndërtuesve thotë se Shqipëria është ende një vend me mangësi të mëdha infrastrukturore, ndaj dhe hapësirat brenda sektorit të ndërtimit janë ende të mëdha.

Teksa sektori i ndërtimit po i rikthehet në territorin e rritjes, në ndryshim me periudhën para 2018 nuk po financohet nga kredia bankare. Në rast të shfryrjes së çmimeve nga mbioferta për banesa bankat janë të mbrojtura pasi nuk janë financuesit kryesor të sektorit, por individët që kanë investuar në pasuri të paluajtshme janë të ekspozuar ndaj rënies së vlerës.

Në raport me fundin e 2017-s, huaja për ndërtimin për bizneset e kryeqytetit ka rënë me 4.1% ne 6-mujorin e parë 2018

Në të kundër, lejet e ndërtimit kanë vijuar të rriten me vrull në gjithë vendin, sidomos në kryeqytet. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se në 6-mujorin e parë të vitit 2018.

Sektori po shkon përkundër zhvillimeve të parakrizës së vitit 2008, kur sektori financohej nga kredia. Shifrat zyrtare të Bankës së Shqipërisë konfirmojnë se në vitet 2005-2008, kredia në sektorin e biznesit për ndërtimin shënoi një rritje vjetore më shumë se 50% në vit. Pikërisht nga kreditimi i lartë që pësoi sektori i ndërtimit, rënia e mëvonshme krijoi problematikë në banka, pasi pjesa më e madhe e kredisë së keqe ishte pikërisht nga kompanitë e ndërtimit. Lidhur me sektorët kryesorë të ekonomisë, sektori i ndërtimit ka shënuar ritmin më të shpejtë të rritjes së kredive me probleme, duke arritur në 29.6% në qershor të vitit 2012, nga 7.6% në fund të vitit 2008.

Modeli i rritjes, rikthim tek ndërtimi
Sektori  ndërtimit po shndërrohet sërish në motorin e rritjes ekonomike të vendit pas  eksperimenteve gati dëshpëruese dhe pa rezultat të bizneseve shqiptare për tu diversifikuar ne linjat prodhuese si bujqësia dhe industria.

Taksat e larta, kostot në rritje për shkak të mungesës së ekonomisë së shkallës dhe nënçmimit të euros në tregun vendas i kanë demotivuar investimet me bazë eksporti dy vitet e fundit, duke i bërë ato jo konkurruese me importet. Mungesa e alternativave për investime dhe rritja e likuiditeteve prej prurjeve të turizmit, remitancave, por edhe ekonomisë informale i kanë nxitur edhe njëherë vrullshëm investimet në ndërtim, sidomos banesa.

Numri i lejeve të ndërtimit në gjashtëmujorin e parë të 2018 pësoi një rritje vjetore me 61 për qind teksa stoku i kredisë ra me 4%.

Ndërkohë që modeli i ekonomik i ka kthyer timonin nga ndërtimi, ekspertët ekonomisë dhe analistët e bankave lajmërojnë rreziqe sidomos për produktivitetin e ulët që ato kanë në ekonomi. Marre nga Monitor

Next Post
Parashikimi motit, e premte 14 shtator 2018

MOTI/ Nga sot rënie drastike e temperaturave, paralajmërohet për reshje dëbore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së, Smith: Po gjykojmë përgjegjësi individuale! Ja akuzat ndaj komandantëve

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së, Smith: Po gjykojmë përgjegjësi individuale! Ja akuzat ndaj komandantëve

September 16, 2026
Shembet një tjetër ndërtesë në Gaza, të paktën 11 të vdekur dhe mbi 100 persona nën rrënoja!

Shembet një tjetër ndërtesë në Gaza, të paktën 11 të vdekur dhe mbi 100 persona nën rrënoja!

September 16, 2026
“Ky proces nuk ka të bëjë me pastërtinë e luftës çlirimtare”- Gjyqtari Smith lexon verdiktin për ish-krerët e UÇK-së: S’ka të bëjë me pavarësinë e Kosovës!

“Ky proces nuk ka të bëjë me pastërtinë e luftës çlirimtare”- Gjyqtari Smith lexon verdiktin për ish-krerët e UÇK-së: S’ka të bëjë me pavarësinë e Kosovës!

September 16, 2026
Sindikata e Punonjësve të Transportit protestë para Bashkisë së Tiranës, taksitë parkohen në rrugë, policia ndërhyn!

Sindikata e Punonjësve të Transportit protestë para Bashkisë së Tiranës, taksitë parkohen në rrugë, policia ndërhyn!

September 16, 2026
FOTO-LAJM/ Me sytë nga Haga, pamjet e para nga seanca për verdiktin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së!

FOTO-LAJM/ Me sytë nga Haga, pamjet e para nga seanca për verdiktin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së!

September 16, 2026
VIDEO/ “Në emër të popullit, shpallen të PAFAJSHËM!”, mijëra qytetarë presin verdiktin në sheshin e Prishtinës me flamuj e simbole kombëtare!

VIDEO/ “Në emër të popullit, shpallen të PAFAJSHËM!”, mijëra qytetarë presin verdiktin në sheshin e Prishtinës me flamuj e simbole kombëtare!

September 16, 2026
Nga 450 euro për çdo klandestin, si i rrezikoi durrsaku 10 sirianët gjatë manovrave me policinë

EMRI/ Po trafikonte 6 klandestinë drejt vendeve të BE me 700 euro personi, arrestohet 23-vjeçari në Korçë! Ja çfarë i gjeti Policia

September 16, 2026
Në pritje të verdiktit nga Haga, vëllezërit e Thaçit dhe Krasniqit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së dhe drejtësi, s’ka arsye për dënim

Në pritje të verdiktit nga Haga, vëllezërit e Thaçit dhe Krasniqit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së dhe drejtësi, s’ka arsye për dënim

September 16, 2026
LIVE/ Pas gati 6 vitesh paraburgimi, nis seanca në Gjykatën Speciale të Hagës për vendimin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Kosova pret lirimin

LIVE/ Pas gati 6 vitesh paraburgimi, nis seanca në Gjykatën Speciale të Hagës për vendimin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Kosova pret lirimin

September 16, 2026
“Jam krenar për secilin prej tyre”- Djali i Krasniqit flet nga Haga: Presim që sot të katërt të lirohen nga akuzat!

“Jam krenar për secilin prej tyre”- Djali i Krasniqit flet nga Haga: Presim që sot të katërt të lirohen nga akuzat!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com