• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Seksist, fashist’/ Trump ironizon gratë në mbarë botën që protestuan kundër tij

by Java News
23/01/2017 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Trump i ironizoi qindra mijëra pjesëmarrësit në marshimet e djeshme, që protestuan ndaj administratës së tij të re.

“I pashë protestat dje, por kisha përshtypjen se ne sapo fituan zgjedhjet. Pse nuk votojnë këta njerëz? Personat e famshëm e dëmtojnë kauzën e tyre”, tha ai në një mesazh në Twitter nga Shtëpia e Bardhë.

Ikona e feminizmit, Gloria Steinem, Madonna, aktorja Scarlett Johansson dhe figura të tjera të njohura, morën pjesë në Marshimin e Grave në Uashington të shtunën, në shenjë proteste ndaj inaugurimit të Trump, si president i 45-të i Shteteve të Bashkuara.

Dy orë më pas, Presidenti Trump tha po në Twitter se “protestat paqësore janë një tipar dallues i demokracisë. Edhe nëse nuk jam gjithmonë dakord me ta, unë i respektoj të drejtat e qytetarëve për të shprehur pikëpamjet e tyre.

Presidenti Trump u krenua gjithashtu për numrin e atyre që kishin pare inaugurimin etij në televizion, duke shkruajtur:

“Shifrat për audiencën televizive sapo dolën: 31 milionë vetë e pane inaugurimin, 11 milionë më shumë sesa shifrat gjithashtu shumë të larta të para katër viteve më parë!”.

Shërbimi Nielsen që ndjek audiencat televizive tha se 30.6 milionë shikues panë ceremoninë e marrjes së pushtetit nga Trump, në krahasim me 20.6 milionë që panë inaugurimin e dytë të ish-presidentit Barack Obama në vitin 2013, por kjo shifër ishte 19 për qind më e vogël sesa ajo prej 37.8 milionësh që panë inaugurimin e pare të zotit Obama në vitin 2009. Më shumë amerikanë shohin inaugurimin e një presidenti të ri, me shifrën më të lartë ndonjëherë – 41.8 milionë – të regjistruar në vitin 1981 kur Ronald Reagan bëri betimin për mandatin e tij të parë.

Presidenti Trump, tha të shtunën në vizitën e tij në CIA, se media gënjeu për numrin e pjesëmarrësve në inaugurim. Disa organe mediash në Shtetet e Bashkuara botuan fotografi ku pjesë të mëdha të Shëtitores Kombëtare, ishin të zbrazëta në inaugurimin e tij. Ata i vunë këto fotografi përkrah fotografive të vitit 2009, ku shëtitorja ishte mbushur me njerëz që kishin ardhur për betimin e zotit Obama.

Zyrtarët amerikanë nuk bëjnë llogaritje zyrtare të pjesëmarrësve, por presidenti i ri tha se turma e së premtes fillonte tek Capitoli ku ai bëri betimin deri në Monumentin e Uashingtonit, që nderon presidentin e parë amerikan, George Washington. Pretendimi i tij nuk është i vërtetë.

Trump tha se media gënjeu.

Më pas foli edhe Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.

“Ishte audienca më e madhe ndonjëherë në një inaugurim, përfshirë pjesëmarrësit dhe audiencat në gjithë globin”, tha ai.

Gjatë gjithë fushatës së tij, zoti Trump ka denigruar median për shkrimet ndaj tij. Për javë të tëra pas zgjedhjeve, ai nuk i pranoi përfundimet e komunitetit të zbulimit, se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhje, në përpjekje për ta ndihmuar atë të fitojë. Vetëm pak para inaugurimit, ai pranoi se Presdenti rus kishte urdhëruar sulmin kibernetik në kompjuterin e kreut të fushatës së Hillary Clintonit, John Podesta.

VOA

ma.me

Next Post
VIDEO/ Në Kinë, 19 ndërtesa 12 katëshe zhduken “sa hap e mbyll sytë”

VIDEO/ Në Kinë, 19 ndërtesa 12 katëshe zhduken "sa hap e mbyll sytë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

July 21, 2026
Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

July 21, 2026
“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

July 21, 2026
Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

Paketa e Maleve, Rama publikon mesazhet e qytetarëve: 90% janë profile fallco. Pas tyre janë sorrat e opozitës

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

July 21, 2026
Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

July 21, 2026
“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

July 21, 2026
Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

July 21, 2026
Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In