Mendoni se seksi është gjëja më natyrale në botë? Nuk gaboheni, por mund të bëni edhe më mirë. Të pasuroheni. Dhe kaloni tek eko-dashuria, siç e kërkon edhe moda e fundit erotiko-ambientaliste. Për një takim dashurie është më mirë t’i drejtoheni kopshtit, të bësh dashuri në natyre mund të jenë më shumë eksituese sesa mendoni.. Dhe mbi të gjitha është më ngacmuese. Seksi në ajër të pastër është bërë një stil jetese që po fiton terren gjithnjë e më shumë. Të shkosh me biçikletë në punë, apo të ushqehesh me ushqime biologjike, tashmë nuk mjafton me: edhe mes kuvertave tashmë është e modës të jesh ekologjikisht korrekt. Për më rigorozet, shërben “Guida për seksin mik të natyrës”. Pas atyre njëqind ditëve të verës, muajve më të nxehtë rekord dhe defekteve të përhershme të centraleve elektrike, të gjithë e kemi kuptuar se uji dhe energjia elektrike janë të mira të çmueshme që nuk duhet të çohen dëm. Madje edhe kur bëhet seks. Për më tepër, eko-love është romantizëm i pastër: shuhen dritat dhe ndizen qirijtë, apo bëhet dashuri nën dritën e hënës”. Dhe mundësitë për të bërë diçka të tillë janë vërtet të pafundme. Mjaft të kujtojmë përshembull ato mijëra kilometra vijë bregdetare që nuk i shfrytëzon askush. E pse të mos përfitosh nga një ditë e ngrohtë për një nga ato takimet kokë më kokë? Dhe këtu vjen e vetmja gjë e ndaluar: asnjëherë mbi duna, një ekosistem ky që duhet respektuar në mënyrë të prerë. Mbi njëzet për qind e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht, se e shohin plazhin si vendin më seksi të botës. A ju bën për vete ideja? Do të donit t’i shijonit edhe ju gëzimet e seksit natyror? Ja nëntë eko-joshëse për t’i eksperimentuar.
1. Është mbrëmja e duhur? Në momentin fatal mos e ulni ndriçimin: shuajini të gjitha dritat dhe ndizni qirinjtë. Rezultati: atmosfera bëhet magjike, drita e butë e flakëve bën që të gjithë të duken më të bukur. Për më tepër, në këtë mënyrë, do të kurseni për disa orë energjinë elektrike. Një tjetër alternativë: hapni perdet dhe bëni dashuri në dritën e muzgut. Apo në atë të hënës dhe yjeve, pa ndezur as edhe një dritë tjetër. Natyrisht, mbi një shtrat ekologjik, )pa gërryerje të molës apo bojra dhe llaqe toksike), e përmes mbulesave prej pambuku, jo të zbardhur me kimikate.
2. Midhje dhe fruta deti si afrodiziake: zgjidhje banale. E që mbi të gjitha nuk e bën mirë ekosistemeve detare, të cilët janë vënë përpara një prove të rënde nga peshkimi dhe ndotja. Zëvendësojini ato me një pije eksituese dhe energjizuese në orën e aperitivit. Për partnerin, do të ishte perfekt një kokteil frutash tropikale. Kurse për femrat, do të shkonin perimet e shtrydhura. Gjithashtu, do të ishte mirë që darkën tuaj nën dritën e qirinjve ta pluhurosnit me më tepër erëza: piper të kuq, xenxefil, kanellë. Mesdheu do t’ju falënderonte.
3. Ndiheni të rënë shpirtërisht dhe pijet energjike ju japin efektin goditës të pesë filxhanëve me kafe? Një lëng frutash të shtrydhura të stinës, (mbi të gjitha jo gjenetikisht të modifikuar), është një viagra e përsosur natyrale. Një ngarkesë sheqernash të thjeshtë prodhues endorfine, që të japin eufori dhe që i japin një marsh përpara potencës seksuale. Nëse keni nevojë për një ndihmë edhe ca më të madhe, mund të hani pasdite drithra dhe fruta të thata, të cilat stimulojnë sekretimin e hormoneve seksuale.
4. Para, pas, apo gjatë nuk ka rëndësi. Por dushin bëjeni së bashku. Është zbavitëse, sensuale dhe kursehet pesëdhjetë për qind e ujit. E për ta bërë më të kënaqshme, mjafton të sapunisni njëri-tjetrin me një banjoshkumë që ka në bazë proteinat natyrore: kënaqësia është e garantuar dhe nuk keni asnjë brerje ndërgjegjeje se mos ndotni mjedisin.
5. Bari i oborrit të shtëpisë të fton t’u jepesh kënaqësive. Por nëse i ke lënë dorë të lirë ndonjë kopshtari të merret me të, rrezikoni t’i bëni lojrat e dashurisë mbi një shtrat pesticidesh. Pa llogaritur këtu që fqinjët mund të mos i pëlqejnë lojrat tuaja… Zgjidhja: një kopsht pa plehra kimike dhe një shëtitje në mal: në lartësitë prej dymijë metrash nuk ngjitet thuajse askush.
6. Futjuni gjuajtjes së lëndinave të izoluara, plazheve të shkreta apo pyjishteve. Kërkimi i një vendi alternativ për të bërë dashuri në kontakt me natyrën, është një rast i mirë për të thithur ajër të pastër, për të tonifikuar lekurën, për të zhdukur stresin dhe depresionin. Dhe jo vetem kaq: forcon lidhjen e çiftit dhe përmirëson humorin.
7. Perversiteti dhe transgresioni nuk banojnë këtu. Rregullat e eko-dashurisë parashikojnë një marrëdhënie seksuale pa shumë xhingla dhe komplikime. Pra “mos u sforconi të tregoni një seksualitet që nuk ju përket, duke kopjuar atë që shfaqet në televizion dhe në reklama të ndryshme”, shpjegon Marco Rossi, seksolog i “Loveline”, programit kult të MTV-së. Duhet të hiqni nga koka idenë për të bërë figurë të mirë. Dhe kujtoni se që të jesh natyral do të thotë të përqendrohesh mbi kënaqësinë tënde, përveçse mbi atë të partnerit.
8. Ata që nuk duan të heqin dorë nga aksesorët si prej kusari, prej lëkure të zezë, duhet të kenë parasysh se eko-seksi pranon vetëm komplete të errëta dhe kamzhikë sadomazokiste prej lëkure ekologjike. Të tjerat, që mund të mos jenë të efektshme.
9. Prezervativi? Po, faleminderit. Vendosja e prezervativit është një gjest natyror, këtë e bënin edhe romakët e lashtë kur përdornin si prezervativë një pjesë nga zorra e qengjit apo e buallit. Prezervativi plastik, është i vetmi përjashtim nga rregulli për përdorimin e gjërave natyrale. Pasi nga seksi i sigurtë, nuk duhet hequr dorë. Kurrë. E megjithatë mos e hidhni kurrë në plazh, apo mes bimësisë. Edhe pse është i lejueshëm për t’u përdorur, kjo nuk do të thotë se duhet të rrezikohet ambienti…