• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Seksi kundër politikës

by A R
25/11/2015 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Çfarë pëlqejnë më shumë shqiptarët, seksin apo politikën? Nuk ka asnjë studim serioz që të tentojë të japë përgjigje për një gjë të tillë. Madje askujt nuk i ka vajtur në mendje të krijojë në fillim një dilemë të tillë e më pas edhe ta zgjidhë.

Emisioni Opinion i Blendi Fevziut ka tentuar ta bëjë një gjë të tillë. në mënyrë të thjeshtë dhe empirike ai dha një përgjigje të papritur: janë pothuaj në barazim preferencash. Dy sondazhe në rrjetin on line të emisionit, i pari për të zbuluar vajzën më seksi shqiptare dhe i dyti për të gjetur emrin e ministrit më të pëlqyer nga publiku, dëshmuan se ishin votuar nga një numër pothuaj aritmetikisht i barabartë në të dy rastet. Në të vërtetë një sondazh i tillë nuk është shkencor. Përfundimet e tij janë në të gjitha rastet të qortueshme, afrojnë dyshime të arsyeshme dhe madje mund të jetë edhe të pasaktë për shumë e shumë arsye. Por një gjë ato e afrojnë me një garanci pak a shumë normale, aq sa mund të jenë të tilla garancitë në një vend jo fort normal si Shqipëria: ato japin një ide për temperaturën e publikut. Janë një lakmus për ndjeshmërinë e tij. Dëshmojnë dinamikën e humorit të shoqërisë. Nuk janë të sakta si termometri, por janë të paktën si dora e gjyshes në ballë dikur, që zbulonte nëse fëmija kishte zjarrmi apo jo. Sondazhe të tilla nuk mundin të gjurmojnë nuanca, por ndajnë me siguri relative se çfarë është e bardhë dhe çfarë është e zezë, pa llogaritur grinë e mundshme në mes.

Rrjeshtin e gjatë të vajzave seksi, sipas sondazhit të parë e kryesonte Xhilaga, një nga këngëtaret e preferuara të rinisë së sotme. E preferuar më shumë se prej zërit, prej formave të saj buçitëse dhe komunikimit të saj të lirshëm sipas modelit trendi në bllok.

Të tjera vajza ekranesh e shoqëruan atë në klasifikim, nga i cili, në mënyrë empirike ishin përjashtur me dhjetra bukuroshe qoftë më shumë anonime, qoftë më pak të njohura. Të qenit seksi tek një vajzë është edhe “background” dhe i lidhur me atë që di dhe ke bërë në jetë. Kështu, në listën e vajzave të zgjedhura, njëra sa për të marrë një shembull, është një piktore jashtëzakonisht e talentuar, por kjo pak i thotë publikut. Një tjetër, e papërfshirë në listë, është nga vajzat më të talentuara në një sërë sprovash, aktrim, kërcim, prezantim, këngë e të tjerë. Madje edhe në të kënduarin live. Në të gjitha rastet ato kanë çastin e tyre televiziv. Sepse në Shqipëri, nëse nuk del në ekran, nuk ekziston. Bukuroshe të tjera shumë më diskrete, duket sikur kanë problem me dhemballën e pjekurisë pikërisht sepse kërkojnë të ruajnë diskrecionin dhe thjeshtësinë e tyre.

Në vija të përgjithshme shqiptarët janë përgjithësisht dakort me modele të tilla. Në mos të pëlqyera, të imponuara nga televizioni dhe shkëlqimi vetëtitës i ekranit.

Tek pjesa politike historia është më pak e ndërlikuar. Listën e pëlqyeshmërisë e kryesonte mes habisë ministri i bujqësisë Panariti dhe ministrja e integrimit Gjoshaj dhe e mbyllnin nën të njëjtën habi dy zonja, Kodheli dhe Nikolla.

Politika vazhdon të ketë forcën e jashtëzakonshme të ndarjes së opinionit publik. Një politikan, varësisht rreshtimit dhe ngjyrës së tij duhet dhe urrehet për të njëjtat arsye nga publiku, varësisht ngjyrës që ai hedh votën. I njëjti veprim, i të njëjtit individ vlerësohet ose rrëzohet pikërisht për shkak të tifozerisë politike. Dy ministra të tjerë, Tahiri dhe Beqja, që janë nga ministrat më të njohur në kabinet, kanë secili nga një bilanc të konsiderueshëm. Të mirë apo të keq, kjo është një tjetër histori që kërkon pak më shumë kohë për t’u vlerësuar nga “historia” e shkurtër e të sotmes.

Një tjetër sondazh, kësaj rradhe me pëlqyeshmërinë e politikanëve të opozitës pritet të publikohet javën tjetër. Në ditën e parë, si vërtetim i rregullit, qëndron një tjetër figurë shumë televizive. Albana Vokshi kryeson përkohësisht një listë më emra të vjetër e të rinj të PD-së.

Pak gjëra kanë ndryshuar në thelbin e politikës në Shqipëri në këto 25 vjet mundësish zgjedhjesh jo plotësisht të lira në vend. Në harkun e një çerek shekulli nga diktatura në pluralizëm, zgjedhjet gjithashtu kanë qenë të kufizuara ne hapësirën: jo alternativa më e mirë, por tek zgjedhja e të keqes më të vogël. Megjithatë tendenca ka nisur. Ajo është e ndjeshme dhe e dukshme. Lodhja e publikut nga politika tradicionale, mospëlqimi në bllok i saj dhe refuzimi gjithmonë e në rritje, kryesisht nga të rinjtë, është një shenjë dhe një lajm i mirë nga një anë dhe lajm i keq nga ana tjetër. Indiferentët në shtim ndaj politikës thjesht e dëmtojnë atë dhe e bëjnë edhe më të ngushtë përzgjedhjen e atyre që qeverisin. Vetëm nëse kjo indiferencë nuk shihet si protestë. Dhe vetëm nëse politika shqiptare nuk kthehet çdo ditë e më shumë në një shfaqje të madhe televizive, ku politikanët kanë të ndryshme me vajzat e bukura të ekranit, vetëm skenarin që deklamojnë. Sepse, në politikë ndryshe nga shumëkund tjetër, “background”-i dhe çfarë di të bëjë dikush, fatkeqëësisht ka fare pak rëndësi. I rëndësishëm është vetëm ekrani. Prania nën dritat e kamerave. Sepse në politikë, nëse mungon në ekran, nuk ekziston. Dhe kjo nuk është vetëm një e vërtetë shqiptare tashmë. Për fat të keq! Sepse tashmë edhe Tirana është një pjesës e vogël e botës së madhe ku guna është shumë më e rëndësishme se puna, ku fundshpina vlen shumë më shumë se thinjat e menduara të një filozofi! 

Next Post

Seri shpërthimesh në Ankara, plagosen 5 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë guerile në Francë: Mbi 1800 të arrestuar, një person humb jetën gjatë protestave, 1 500 dyqane të plaçkitura

Protesta e 31 tetorit, Franca nxjerr 70 mijë policë në terren! Paralajmërohen masa të rrepta ndaj dhunës

October 29, 2026
“U kthye në SHPK…”- Thirrjet agresive të Berishës në Kuvend, Açka: Kështu ka qenë gjithmonë! Protestat e dhunshme? PD të mbajë përgjegjësi nëse është përfshirë

“U kthye në SHPK…”- Thirrjet agresive të Berishës në Kuvend, Açka: Kështu ka qenë gjithmonë! Protestat e dhunshme? PD të mbajë përgjegjësi nëse është përfshirë

October 29, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

“Maskaradë…!”- Transferimi në burgun e Fierit, Veliaj: U deshën 31 orë të na thoshin se vendimi është sekret! Burgjet të tregojnë autorizimin e Kryeministrit

October 29, 2026
VIDEO/ Me djalin e vogël në krah, momenti kur Ajola Xoxa hyn në paraburgimin e Fierit për të takuar Veliajn!

VIDEO/ Me djalin e vogël në krah, momenti kur Ajola Xoxa hyn në paraburgimin e Fierit për të takuar Veliajn!

October 29, 2026
Shpërthen bombola e oksigjenit në një ambulancë në Pakistan, 9 të vdekur dhe disa të plagosur

Shpërthen bombola e oksigjenit në një ambulancë në Pakistan, 9 të vdekur dhe disa të plagosur

October 29, 2026
EMRI/ Ktheu magazinën në plantacion droge, shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

Histori horror në Itali, i moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro!

October 29, 2026
Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 3,37 milionë eurove, Tatimet: 110 aplikime në e-Albania!

Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 3,37 milionë eurove, Tatimet: 110 aplikime në e-Albania!

October 29, 2026
Vala e re e sulmeve, Vance, letër Teheranit për rifillimin e negociatave

Vala e re e sulmeve, Vance, letër Teheranit për rifillimin e negociatave

October 29, 2026
Prokuroria kërkon rigjykimin e Lindsey Clancy, e akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj

Prokuroria kërkon rigjykimin e Lindsey Clancy, e akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj

October 29, 2026
Tymi i zi toksik mbulon Elbasanin, flakët përfshijnë mbetjet buzë lumit Shkumbin!

Tymi i zi toksik mbulon Elbasanin, flakët përfshijnë mbetjet buzë lumit Shkumbin!

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In