• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Seksi i engjëjve, Gaz Bardhi dhe morali politik!

by A R
14/06/2023 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ermal Peçi

Sytë e shqiptarëve prej dy vitesh janë të fokusuar totalisht nga opozita, në përcarjen që është prodhuar dhe a i ka ajo kapacitet apo burimet njerëzore dhe kostumin moral për të sjellë ndryshimin e për t`u shkëputur nga e shkuara sado e lavdishme apo shkatrimtare të ketë qenë ajo.

Përçarja që nisi sipas një vendimi politik solli zig-zage të shumta, politikanë të cilët njëherë mbështesin Bashën më pas zgjodhën të mbështesnin Berishën. Ajo që nisi si vendim politik përfundoi për pjesën më të madhe të deputetëve si vendim interesash personale për të mbajtur vendin e deputetit sesa për t`u ndarë nga e shkuara e Partisë Demokratike, e cila lidhet ngushtësisht me Sali Berishën, një prej njërëzve më të pushteshëm në këto 30 vite.

Kur të gjithë prisnin një analizë të humbjes, arsyet. Çfarë e solli këtë humbje? Menjëherë të gjithë u hodhën në sulm për të sulmuar Lulzim Bashën.

14 maji prodhoi atë që demokratët e flisnin çdo ditë ndërmjet njëri-tjetrit në kafenetë e tyre apo kur kërkonin votën. Kostumin e moralit politik që përfaqësonin deputetët e vendosur në lista, ish-ministra, ish-zëvendës ministra apo dhe drejtorë të fuqishëm, të cilët nuk përqafonin dot kartën morale që mund t`ju sillte ndryshimin.

Edhe në këto zgjedhje u pa se trupi i PD-së vuante nga të njëjtat simptoma, të cilat lidhen thellësisht me moralin politik për të sjellë ndryshimin. Sikur të mos mjaftonte gjithë kjo mesele ishin dhe thirrjet e malësorit Gjekmarkaj, i cili i drejtohej me oshëtima të fuqishme Gaz Bardhit dhe Tabakut për të mos të dorëzuar vulën tek Lulzim Basha.

Oshëtima, të cilat mesa duket i tundën themelet e Joridës, e cila fill pas mbledhjes së kryesisë dha dorëheqjen nga posti i nën-kryetares së PD-së ndersa Bardhi vazhdon të pengojë vendimin e kryesisë, i cili mori vendimin për t`u hapur gara për zgjedhjet e kryetarit të ri. Tashmë Bardhi po përdor çdo kompetencë të tij së bashku me 5 deputetë të tjerë për të bërë nul një vendim, i cili është ligjërisht në bazë të statutit të partisë, por mesa duket në Partinë Demokratike po ndodh ajo që ndodhi në Kostandinopojë. Ndërkohë teologët bizantinë bënin debate se cili duhej zë ishte seksi i engjëjve zrupat osmane ishim para Portës së Artë të Kostamdinopaolit. Partia Demokratike nuk ka më kohë të diskutojë se çfarë seksi kanë engjëjt, por duhet hapur gara për t`u zgjedhur kryetari i saj dhe për ta zmadhuar atë parti e për ta bërë komplementare për shoqërinë.

Next Post
Bie nga shtylla 50 metra e lartë, vdes në vend 23-vjeçari shqiptar në Itali

Bie nga shtylla 50 metra e lartë, vdes në vend 23-vjeçari shqiptar në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In