• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Seksi dhe Saliu

by Mero Baze
13/02/2023 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Pasi ka menduar gjatë se çfarë e ka shtyrë McGonigal “të tradhtoj” SHBA dhe çfarë e ka detyruar Edi Ramën të “tradhtoj” Shqipërinë, Sali Berisha ka arritur në përfundimin se këta dy maskarenj kanë tradhtuar vendet e tyre, sepse kanë tradhtuar gratë e tyre dhe kanë bërë orgji.
Ky “përfundim” gjenial e ka frymëzuar për të kaluar në fazën e dytë të revolucionit, në denoncimin hetimin dhe pastaj ndëshkimin për këtë që kanë bërë.
Siç është në traditën e tij të vjetër, sa herë që imagjinon një “puç” shteti apo një tradhti seksuale, ai imagjinon dhe faktet që ka .
Kur shpiku grushtin e shtetit më 21 Janar, imagjinonte sikur kishte gjetur çadra pistoletë, stilolapsa pistoletë, thika me helm nga gjarpërinjtë e Mashkullores etj. Më kujtohet gëzimi i deputetit Dashnor Sula në komision kur Berisha po numëronte këto faktet dhe i tha gjithë përgjërim:- Doktor na i sill këto fakte se pastaj e dimë ne çfarë bëjmë.
-Jooo i tha . Këto fakte i di gjithë Shqipëria por është detyra e këtij Komisioni të nderuar ti gjej.

Kështu i ka dhe këto faktet e orgjive dhe videove. Pasi ka arritur në përfundimin se në themel të skandalit McGonigal është seksi dhe se Edi Rama përmes orgjive ka korruptuar SHBA, ai tani ka krijuar në kokën e vet dhe skenat seksuale që mund të kenë ndodhur.

Tani mendoni një komision të ri hetimor parlamentar për këtë çështje, dhe Berishën para Komisionit, që do pyetet për këto videot që ai ka parë dhe cili është momenti në këto videot seksuale, ku kuptohet qartë që McGonigal ka tradhtuar SHBA. Tek femra e parë ka rezistuar dhe nuk është dorëzuar, tek e dyta ka filluar thyhet dhe shan SHBA, tek e treta thotë “Fuck USA”. Në sfond është Edi Rama lakuriq, që filmon skenën dhe pas orgjisë i thotë, “tani ose do bësh çfarë të them unë, o i dhashë videot Saliut”.

Dhe me siguri Albana që do pyesë: A do ti ketë ky Komision i nderuar Doktor këto videot? Dhe përgjigjia e Berishës që këto video është detyrë e këtij Komisioni të nderuar ti gjej.

Faleminderit Sali që na paralajmërove që “do ngrihej populli” dhe në mendje kishe diçka tjetër që nuk të ngrihet prej kohësh. Dhe ky është problem serioz për një burrë, por nuk është turp për një burrë të moshës tënde.

Mos i trego frustrimet e tua seksuale në publik, se mosha bën të vetën e pleqërisë nuk i dihet si të vjen. Ja ty të ka ardhur me plot pendesa që nuk ke pasur seks gjatë jetës dhe tani gjithë përfytyrimet për armiqtë e tu, i ke duke bërë orgji dhe këtë e quan një nga krimet më të rënda kundër njerëzimit.

Dhe nuk është vetëm faji jot. Në këto raste është përgjegjësi e fëmijëve ta mbajnë babin brenda dhe të mos e lënë të bëhet gazi i botës duke treguar rrugëve ato që shikon në ëndërr për seksin. Nusja e djalit së paku që është më mëndjehapur në këto punë, mund të të shpjegoj se nuk është krim seksi. Tradhtia seksuale ndëshkohet nga gruaja ose burri që tradhtohet, por nuk ndëshkohet nga ligji penal.

Ti vet e ke thënë që arritja më e madhe në jetë e djalit tënd është që gjeti gruan e dytë. Po të mos ishte seksi në mes do ishte me gruan e parë.
Aq më tepër që në gjithë këtë aksion, personazhi mbi të cilin je mbështetur është thjesht një dashnore e dëshpëruar, që ai McGonigal e ka gënjyer se do ndahej nga gruaja. Tani ose je në aleancë me dashnoret ose me gratë dhe burrat e tradhtuar në këtë histori .

Po me sa duket ata të shtëpisë mendojnë se ti duhesh lënë rrugëve derisa të vdesësh që ata të bëjnë ndonjë lek. Nuk u hyn në punë që bëhesh gazi i botës. Dhe këtu ska faj nusja e djalit, derisa vajza dhe djali janë të kënaqur që të shohin rrugëve.

Nuk kam ndonjë recetë se si të qetësohesh, po je kujtuar pak vonë për këtë punë. Por meqë e ke shpallur si fazë e dytë e revolucionit, leja në dorë atyre vajzave të reja në PD dhe djemve të rinj, se ndoshta bëjnë diçka. Ti s’bën dot më gjë. Dhe nuk je fajtor që s’bën dot gjë, por pse nuk lë të tjerët të bëjnë!

Next Post
VIDEO/ “Arriti në poshtërsi”/ Bledi trembet nga këngëtari shkodran, sulmon Armaldon: T’i thotë Luizit “kujdes Kiarën nga unë”?!

VIDEO/ “Arriti në poshtërsi”/ Bledi trembet nga këngëtari shkodran, sulmon Armaldon: T'i thotë Luizit "kujdes Kiarën nga unë"?!

Comments 1

  1. Lufter Xhuveli says:
    3 years ago

    Prite zot rrezikun, Kur të shohim ndonjë ditë, Sali Berishen, duke shurruar në ndonjë cep muri apo gardhi, dhe do të na kujtohet shprehja e kavajasit : “ZOT, MË JEP MËND, SA TË,LIDH USHKURIN E BREKËVE, TË TJERAT MI JEP FAT”.
    Siç duket, po bën të kunderten e dëshirës së kavajsit, drejtuar ZOTIT.
    Larg qoftë e shohëm ndonjë ditë laskuriq në mes të bulevardit ???!!!
    E pastaj mo opoleshë molotovi, çdo të bëni ?

    Reply

Leave a Reply to Lufter Xhuveli Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërheqja e valës së inflacionit, BSH mund të ulë normën e interesit, kreditë në lekë më të lira

Kursimet në lekë, rritje rekord/ BSH: Në janar u zgjeruan me 26 miliardë lekë

February 26, 2026
Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

February 26, 2026
Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Metën, në 5 mars vendimi për kalimin ose jo të çështjes në gjykim

Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Metën, në 5 mars vendimi për kalimin ose jo të çështjes në gjykim

February 26, 2026
Gjykata e Posaçme e liroi nga qelia, Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën! Ish-ministri do gjykohet i lirë

Gjykata e Posaçme e liroi nga qelia, Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën! Ish-ministri do gjykohet i lirë

February 26, 2026
Raporti i monitorimit të bashkive, Demo: Premtimet e pambajtura krisin marrëdhënien me qytetarët

Raporti i monitorimit të bashkive, Demo: Premtimet e pambajtura krisin marrëdhënien me qytetarët

February 26, 2026
Dhuna ndaj policëve në protestë, Koçiu: Autorët do dënohen maskimalisht!

Nga Smart City te transformimi i Policisë Bashkiake dhe fuqizimi i rolit të prefektit, ministrja Koçiu zbardh detaje nga paketa ligjore: Asetet e krimit kalojnë te familjet e të rënëve në detyrë

February 26, 2026
Krimet e Epsten-it, Hillary Clinton paraqitet në Dhomën e Përfaqësuesve, çfarë pritet sot

Krimet e Epsten-it, Hillary Clinton paraqitet në Dhomën e Përfaqësuesve, çfarë pritet sot

February 26, 2026
Nderohet Zhani Ziçishti, homazhe për artistin e skenës teatrale dhe kinematografisë

Nderohet Zhani Ziçishti, homazhe për artistin e skenës teatrale dhe kinematografisë

February 26, 2026
Safet Gjici kërkon pafajësinë në Gjykatën Kushtetuese

Safet Gjici kërkon pafajësinë në Gjykatën Kushtetuese

February 26, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Drejtori i Doganave inspekton pikën kufitare Bllatë: Zbatim i planit të masave dhe përballim normal i fluksit të shtuar

Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Drejtori i Doganave inspekton pikën kufitare Bllatë: Zbatim i planit të masave dhe përballim normal i fluksit të shtuar

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In