Magaluf është i njohur si destinacion turistik për anglezët, irlandezët, gjermanët, rusët e skandinavët, por aq sa edhe për festat e çmendura që bëhen në të.
Resorti i famshëm turistik në Majorka ka vendosur të forcojë një sërë rregullash për të mos lejuar që veprimet e tepruara t’i prishin imazhin, por gjërat kanë shkuar edhe më keq.
Sipas gazetave angleze, turistët britanikë në Magaluf janë infektuar nga klamidia, sëmundje seksualisht e transmetueshme, e cila ka ardhur si pasojë e seksit të pakontrolluar me partnerë të ndryshëm.