Skandal në ambientet e një institucioni në kryeqytet. Gjashtë të mitur dyshohet se kanë kryer marrëdhënie intime me një vajzë, po në moshë të mitur. Rasti në fjalë është denoncuar në Komisariatin Nr.4., dhe pas kësaj policia ka nisur hetimet.
Ndaj 6 të miturve ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, për shkak të moshës së tyre. Ngjara e rëndë dyshohet të ketë ndodhur një ditë më parë, rreth orës 11:00, të paradites, në ambientet e një instituti në Tiranë. Ndaj të proceduarve rëndon akuza “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.