• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Seks në CHAT / Ja çfarë gjeti policia në studion në Tiranë

by A R
30/04/2016 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë vajza janë marrë në hetim nga Policia e Tiranës me akuzën e pornografisë dhe mbajtje të lokaleve për prostitucion.

Gjatë operacionit të koduar “Hot Line”, oficerët e Antitrafiqeve zbuluan dy baza ku ushtrohej prostitucion virtual, dhe shoqëroi tri vajza me akuzën e pornografisë e dy të tjera që kishin “detyrën” e menaxhereve dhe kishin siguruar ambientet për veprimtarinë e paligjshme.

Policia regjistroi procedim penal dy ditë më parë, pas rasteve që u denoncuan në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ndërsa të enjten nisi operacioni policor, gjatë të cilit u shoqëruan 5 vajzat.

Nga hetimi i bërë, ka rezultuar se shtetaset E.Ll., 18 vjeçe, V.V., 22 vjeçe dhe R.K., 25 vjeçe, dyshohen se kanë kryer veprimtari të paligjshme në “Chat Line”, të konsideruar prostitucion e pornografi. Sipas Policisë, këto shtetase ishin punësuar në mënyrë të paligjshme nga dy vajza të tjera, L.N., 23 vjeçe dhe F.J., 22 vjeçe, të cilat ishin edhe menaxhere të kompanisë “Adult Work”.

Pasi u shoqëruan, oficerët e Policisë u konsultuan me prokurorin e gatshëm, i cili mori vendimin që 5 të rejat të procedoheshin në gjendje të lirë. Ndërsa materialet u referuan në Prokurori me akuzat “pornografi” dhe “mbajtje të lokaleve për prostitucion”.

“Kjo veprimtari e paligjshme kriminale zhvillohej në zonën e Unazës së Re pranë ‘Astirit’ dhe në Rrugën e Kavajës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, 7 njësi qendrore dhe monitorët përkatës, 7 ueb kamera, 10 lodra seksuale dhe 3 celularë”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

PORNOGRAFIA

Sipas një investigimi nga emisioni “Fiks Fare” disa ditë më parë, dyshohej se 180 vajza shqiptare punojnë nëpër studio të paregjistruara, ku kryejnë seks virtual nëpërmjet chat-it.

Ky emision solli disa fakte në lidhje me funksionimin e prostitucionit virtual në vendin tonë. Pasi u treguan disa nga studiot që ushtrojnë këtë aktivitet të paligjshëm, mënyrën se si rekrutoheshin vajzat, u zbulua edhe skemën se si funksionojnë këto studio.

Edhe pse menaxherët dhe pronarët e këtyre studiove pranonin faktin që ky aktivitet është i paligjshëm, ata pretendonin se vajzat rezultojnë të punë- suara në Angli. Në Angli madje paguajnë edhe taksat.

Të gjithë vajzat që punonin pranë këtyre studiove dorëzonin pasaportat, në mënyrë që të njihej identiteti i tyre i vërtetë. Pas tri studiove të bëra publike fillimisht, një ditë më vonë u transmetua edhe një e katërt, nga 12 që operojnë në vendin tonë.

Gazetarja që investigonte rastin takohet me menaxheren dhe pronarin e studios së katërt në një kafene, ku e marrin në pyetje.

Ata donin të dinin nga gazetarja se cili ishte pseudonimi i saj në chat dhe se çfarë eksperience pune kishte ajo në këtë fushë. Gjithashtu, menaxherja pohonte se menaxheret e studiove në Tiranë njiheshin nga profilet në rrjete.

Në bisedë e sipër, ajo e pyet gazetaren edhe për shumën që ka qëllim të kapë gjatë punës së saj në chat, duke i treguar se ajo vetë arrin të bëjë deri në dy milionë lekë në muaj me këtë punë.

Palët bien dakord me gazetaren ta punësojnë gjatë turnit të natës, pasi ai turn ishte edhe i lirë. Më pas i bëjnë me dije oraret e punës dhe se pagesa ishte me 40% të krediteve. Çdo kredit në chat konvertohej në para.

(Panorama / a.r)

Next Post

59% e zviceranëve janë pro ndryshimit të Ligjit të Azilit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In