• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Seks me Dritan Priftin, ja çfarë i ndodhi vajzës pas videos

by
02/10/2015 08:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skandali seksual që në qendër ka Dritan Priftin dhe një ish-vartësen e tij, publikuar ditëve të fundit në media, vijon të trondisë opinionin, për shkak të një sërë komponentësh që kanë shoqëruar pikërisht patjen e këtij materiali filmik dhe shkakun e daljes pikërisht në kohën kur skandali i CEZ ka përfshirë instanca të larta politike në vend. Edhe pse vetë protagonisti, që në atë video ishte në rolin e ministrit, pranoi se edhe bashkëshortja e tij ka qenë në dijeni të materialit filmik, pasi iu kishte dërguar në zyrë, një vendim gjykate zbardh një të vërtet tjetër; gruaja që gjendet në video me Dritan Priftin është divorcuar po atë vit, kur vetë Prifti pranoi se ishte regjistruar materiali.

Në vendimin e plotë të gjykatës, që gazeta posedon, është qartësuar nga ana e mbrojtjes së palës paditëse se në martesën e tyre, pra të M.M dhe K.J, ka ndërhyrë një palë e tretë. Madje saktësohet se gjithçka ka nisur që nga janari i vitit 2012, që në një retrospektivë faktesh dhe kohësh, skandali mes Priftit ministër dhe vartëses, drejtoreshë drejtorie, ka ndodhur një vit pasi kishin dalë fjalë për ekzistencën e videos intime mes ish-ministrit dhe vartëses së tij.

Prifti, prej shumë kohësh ka hedhur idenë e një videoje shantazh me të cilën është kërcënuar herë pas herë, por pa lënë të kuptohet se në video ishte pikërisht me drejtoreshën e ministrisë. Botojmë të plotë arsyetimin e gjykatës së Tiranës, në lidhje me divorcin mes çiftit të të rinjve, të cilët mësohet, po nga ky vendim që ishin njohur dhe martuar me dashuri!

Vendimi 

“Gjykata në përfundim të hetimit gjyqësor, pasi administroi provat shkresore në bisedimet përfundimtare, mori pretendimet e fundit të palëve që kërkuan: përfaqësuesja e palës paditëse kërkoi pranimin e kërkesë-padisë, përfaqësuesi i palës së paditur kërkoi pranimin e kërkesë-padisë, dhe si e bisedoi çështjen në tërësi;vëren: Se pala paditëse i është drejtuar gjykatës me padi sipas objektit të përcaktuar ne pjesën hyrëse të këtij vendimi gjyqësor. Përpara shqyrtimit të bazueshmërisë në ligj dhe në prova të padisë gjykata analizoi juridiksionin dhe kompetencën e saj në gjykimin e kësaj çështje. Në zbatim të neneve 35/3 , 36/1, 41 , 51 dhe 349/a te K.të Pr.Civile gjykata konstatoi se çështja hyn në juridiksionin gjyqësor dhe është në kompetencën lëndore dhe tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nga pikëpamja e faktit rezultoi se: Palët ndërgjyqëse janë bashkëshortë midis tyre. Ata e kanë lidhur martesën ligjore më datë 10.01.2009.

Fakte 

Siç provohet nga certifikata familjare e administruar në dosjen gjyqësore nga kjo martese bashkëshortët nuk kanë fëmijë. Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se: Kjo martesë është lidhur me dashuri. Bashkëshortët janë njohur bashkë në vitin 1999 në bazë të njohjes së ndërsjellë me njëri-tjetrin. Pasi kanë qëndruar një periudhë kohe prej rreth 10 vitesh në njohje, bashkëshortët, më pas, në vitin 2009 kanë lidhur edhe martesën ligjore, midis tyre. Me padinë në gjykim, pala paditëse parashtroi se, fillimisht, marrëdhëniet midis bashkëshortëve kanë qenë shumë të mira.

Ato janë karakterizuar nga dashuria, mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjellë midis bashkëshortëve. Por sipas palës paditëse, me kalimin e kohës dhe veçënarisht në dy vitet e fundit, marrëdhëniet midis bashkëshortëve nuk kanë qenë me të qëndrueshme, dhe në jetën e tyre bashkëshortore filluan të jenë prezente mosmarrëveshje dhe grindje të vazhdueshme, të cilat vinin për shkak të ndryshimit të mënyrës së sjelljes së të paditurës në marrëdheniet në çift. Ajo filloi të mos përmbushte rregullisht detyrimet e saj familjare si bashkëshorte, duke mbajtur një qëndrim neglizhent, në përmbushjen e tyre.

Në rrethanat sa më sipër, në mënyrë të përsëritur marrëdhëniet bashkëshortore po karakterizoheshin nga mungesa e respektit, e sinqeritetit dhe e besimit të ndërsjellë midis bashkëshortëve. Gjithashtu në përkeqësimin e marrëdhënieve bashkëshortore sipas palës paditëse ka ndikuar edhe ndërhyrja nga ana e personave të tretë në jetën e tyre bashkëshortore. Edhe përfaqësuesi i palës së paditur prapësoi në séancë gjyqësore se është e vërtetë se fillimisht marrëdhëniet midis bashkëshortëve kanë qenë shumë të mira.

Argumentimi 

Por më pas, sipas shpjegimeve të dhëna në seancë gjyqësore nga përfaqësuesi i palës së paditur , angazhimi dhe impenjimi i vazhdueshëm në punë i palës së paditur shpeshherë edhe me orare të zgjatura, ka krijuar te paditësi keqkuptime dhe keqinterpretime, të cilat në shume raste janë shoqëruar edhe me mosmarrëveshje dhe grindje të vazhdueshme midis bashkëshortëve. Në këto kushte, marrëdhëniet bashkëshortore kanë filluar të zbeheshin gradualisht, për shkak se bashkëshortët nuk po gjenin një gjuhë të përbashkët të komunikimit midis tyre.

Marrëdhëniet bashkëshortore janë tronditur thellë aq sa e paditura që nga muaji janar i vitit 2012, është larguar nga banesa dhe që nga ajo kohë, bashkëshortët kane ndërprerë jetesën e përbashkët midis tyre, duke shkelur kështu një detyrim ligjor që bie ndesh me parashikimet e nenit 55 të Kodit të Familjes, sipas të cilit rezulton se bashkëshortët kanë detyrimin e jetesës së përbashkët me njëri-tjetrin. Palët ndërgjyqëse deklaruan në seancë gjyqësore që gjykata të mos shprehej lidhur me fajësinë.

Gjykata nuk arriti t’i pajtojë këto palë me gjithë përpjekjet e saj për pajtim, të bëra në seancën e pajtimit konform nenit 134 të K. të Familjes. Gjykata vë në dukje se martesa duhet të bazohet në mirëkuptimin e ndërsjellë të bashkëshortëve si dhe bashkërisht të dy bashkëshortët duhet të bashkëpunojnë në interes të familjes dhe të bashkëjetesës. Ajo duhet të bazohet në ndjenjën e dashurisë, respektit dhe mirëkuptimit reciprok, si baza e unitetit në familje.

Në çështjen objekt-gjykimi, rezultoi e provuar se ky bashkëpunim në interes të familjes dhe të bashkëjetesës, është bërë i pamundur, pavarësisht këndvështrimit të ndryshëm të shkaqeve të mosfunksionimit të martesës, te parashtruara nga ana e të dy palëve ndërgjyqëse, si dhe pohohet edhe nga vetë palët që bashkëshortët kanë mbi 6 muaj që jetojnë të veçuar nga njëri-tjetri. Në rrethanat e parashtruara më lart, në kushtet e pamundësisë për të ruajtur apo rikrijuar bashkimin shpirtëror dhe material midis bashkëshorteve, Gjykata çmon se marrëdhëniet bashkëshortore janë tronditur thellë pasi jetesa e përbashkët është bërë e pamundur dhe se martesa “de facto”e ka humbur qëllimin e saj dhe e si e tillë duhet zgjidhur.

Nenit 132 i Kodit të Familjes parashikon se: “Secili nga bashkëshortët mund të kërkojë zgjidhjen e martesës kur, për shkak të grindjeve të vazhdueshme, të keqtrajtimeve, fyerjeve të rënda, shkeljes së besnikërisë bashkëshortore, sëmundjes mendore të pashërueshme, dënimit penal të rëndë të bashkëshortit ose për çdo shkak tjetër që përbën shkelje të përsëritur të detyrimeve që rrjedhin nga martesa, jetesa e përbashkët bëhet e pamundur dhe martesa ka humbur qëllimin e saj për bashkëshortin paditës ose për të dy bashkëshortët”. Nga aktet në dosje rezultoi se me lidhjen e martesës e paditura, nuk e ka ndryshuar mbiemrin , por ka mbajtur mbiemrin e saj “M.”

Konform nenit 143 të Kodit të Familjes, pasi ky vendim të marrë formë të prerë gjykata ia dërgon për regjistrim Zyrës së Gjendjes Civile të Njësisë Bashkiake Nr. 2 Tiranë. Për këto arsye: Gjykata bazuar në nenin 126-306-309 e vijues të Kodit të Procedurës Civile; vendosi: Pranimin e kërkesë-padisë, zgjidhjen e martesës pa faj midis paditësit K. J. dhe të paditurës M. M. Një kopje e këtij vendimi pasi të ketë marrë formë të prerë t’i dërgohet për regjistrim Zyrës së Gjendjes Civile të Njësisë Bashkiake Nr 2 Tiranë, për të bërë ndryshimet përkatëse, shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur. Kundër këtij vendimi lejohet të bëhet ankim brenda 15 ditëve në Gjykatën e Apelit, Tiranë, afat ky që fillon nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit. U shpall sot, më datë 12.07.2012 , në Tiranë”./Shekulli/

Next Post

Gruaja sherr me tatimorët, i bie të fikët, ata… i sekustrojnë mallin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lavatriçja e korrupsionit”, Flamur Noka sulmon Grida Dumën pas intervistës me Karçanajn

“Lavatriçja e korrupsionit”, Flamur Noka sulmon Grida Dumën pas intervistës me Karçanajn

May 16, 2026
‘Hyrja në SEPA, kursejmë 20 mln euro vetëm vitin e parë’! Guvernatori i Bankës tregon përfitimet nga sistemi europian i pagesave

“Ndikim negativ pritet nga rritja e çmimit të naftës”, Sejko: Ekonomia, në trend pozitiv

May 16, 2026
KQZ hedh shortin për zgjedhjet, 23 parti dhe 917 kandidatë në garë për Kuvendin e Kosovës

KQZ hedh shortin për zgjedhjet, 23 parti dhe 917 kandidatë në garë për Kuvendin e Kosovës

May 16, 2026
Novruz Cenalia rivarroset tek “Dëshmorët”, Lamallari: Drejtësia të jetë në lartësinë e përgjegjësisë që ka

Novruz Cenalia rivarroset tek “Dëshmorët”, Lamallari: Drejtësia të jetë në lartësinë e përgjegjësisë që ka

May 16, 2026
Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

Integrimi në BE, Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret. Jemi vend shumë i rrezikshëm

May 16, 2026
“Prova gjenerale”, italianët inspektojnë kushtet në Gjadër, nga 1 Shtatori nis popullimi i kampit

KiE aprovon modelin e Italisë për emigrantët, Meloni: “Gjadri” merr mbështetjen e 46 vendeve

May 16, 2026
Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, zbardhet njoftimi i SPAK: Në gjyq tre “ushtarët” e Bajrit dhe shënjestra

Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, zbardhet njoftimi i SPAK: Në gjyq tre “ushtarët” e Bajrit dhe shënjestra

May 16, 2026
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar, detajet e para

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar, detajet e para

May 16, 2026
“Shkrirja” e Policisë së Sarandës! Si u bë ndërtimi pa leje “mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt

“Shkrirja” e Policisë së Sarandës! Si u bë ndërtimi pa leje “mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt

May 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 17 Maj 2026

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In