• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Seks dhe presion të miturës, 10 vjet burg për 19-vjeçarin

by A R
22/12/2015 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 19-­vjeçar i ka bërë shantazh për katër muaj me radhë një të miture 14-vjeçare, për ta detyruar të bënte seks me të, shkruan Panorama. Djali e ka kërcënuar se do t’u tregonte të gjithëve, përfshirë edhe familjes së saj, se ajo nuk ishte e virgjër. E mitura i është nënshtruar nën presion, por ka thënë se edhe marrëdhënia e tyre e parë ka qenë kundër dëshrës së saj.

Historia është zbuluar kur nëna e vajzës, banuese në Tiranë, ka ardhur në shtëpi dhe ka gjetur djalin të fshehur në dollap.

E gjithë historia i ka kushtuar dënimin me dhjetë vjet burg 19-vjeçarit Erald X., i gjetur fajtor për “marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”.

Sipas vendimit të gjykatës, mes të pandehurit dhe minorenes ka pasur komunikim dhe një afërsi të lehtë, vitin e kaluar. Duke shfrytëzuar një moment kur vajza ishte vetëm në shtëpi, i pandehuri ka trokitur në derën dhe është futur menjëherë pasi ajo e ka hapur. Pa pritur miratimin e 14-vjeçares, ai e ka marrë në dhomën e gjumit dhe me gjithë kundërshtimin e saj për të ndaluar ka kryer marrëdhënie seksuale. Në vijim, sipas Gjykatës, ai e ka kërcënuar duke i thënë se nëse ajo do t’i tregonte njeriu për çfarë kishte ndodhur, ai do t’u tregonte prindërve dhe shokëve të saj se ajo nuk ishte më e virgjër.

Përmes këtij presioni, ai ka kryer edhe disa herë të tjera marrëdhënie seksuale me minorenen.

Pasi prindërit e të miturës kanë zbuluar historinë i kanë kërkuar familjes së 19-vjeçarit që të mos i afrohej më vajzës së tyre. Por, kur i pandehuri ka vijuar t’i shkonte të miturës te shkolla dhe t’i përsëriste kërcënimin, atëherë e mitura e shoqëruar nga e ëma e saj kanë kallëzuar atë në polici.

Panorama

Next Post

Lufta e Kosovës në objektivin e fotografit gjerman (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com