• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sekreti për një bark të sheshtë? Dietë dhe gjimnastikë…

by Java News
26/11/2017 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndoshta në stinën e dimrit e humbim pak vëmendjen ndaj formave për shkak të veshjeve të trasha, por duke pasur parasysh se po afrojnë festat e fundvitit, sigurisht që në mbrëmje mund të veshim diçka të lehtë.

Por ama, dëshira për të qenë në formë nuk njeh stinë. Një bark i sheshtë arrihet nëpërmjet kombinimit të dietës me gjimnastikën.

Ushqimi
Përveçse duhet ndjekur një dietë e plotë dhe e shëndetshme, duhet të konsumoni disa ushqime që ndihmojnë në ndjesinë e fryrjes së barkut. Për shembull kosi i bardhë pa sheqer, ka pak kalori, është shumë i tretshëm dhe ndihmon në ekuilibrimin e florës bakteriale të zorrëve. Finoku gjithashtu ndihmon në detoksifikimin e organizmit. Më mirë shmangni sallatat që kanë tendencën të fermentohen në zorrë.

Drenazhimi i lëngjeve
Qëndrimi i ujit në qeliza dhe inde është përgjegjës për fryrjen dhe celulitin e fizikun, përfshi dhe barkun. Për të drenazhuar duhet të reduktoni sa më shumë përdorimin e kripës, më mirë mos ta shtoni në ushqime dhe shmangni kripën “e fshehur” që ndodhet në ushqimet e ambalazhuara. Klasikja e dy litrave ujë në ditë është ide e mirë, lëngje që mund të merren dhe në formën e supës, çajit. Shmangni pijet me gaz të ëmbëlsuara, mjaft të pasura me kalori dhe që fryjnë stomakun.

Gjimnastika
Duhet të kemi parasysh gjithçka, ushtrimet e tepërta të fokusuara tek abdominalet nuk do ju japin si rezultat një bark të sheshtë, por të fortë dhe të tonifikuar. Përkundrazi, ushtrimet intensive mund të kenë efektin e “fryrjes” së muskujve, duke e bërë barkun dhe më të dukshëm. Për të djegur yndyrnat e mbledhura në pikat kritike, më e nevojshme është një stërvitje aerobike e përgjithshme, si vrapi, shëtitja, ecja e shpejtë, biçikleta, apo praktikimi i kërcimit. Ndërsa ushtrimet kardio vënë në lëvizje metabolizmin dhe djegin yndyrat.

Trajnimi i duhur
Crunch janë gjithmonë të nevojshme, sidomos nëse alternohen me ushtrimet e mësipërme aerobike, sidomos për pjesën e muskujve të sipërm të barkut. Ndërsa për muskujt e poshtëm duhet të nisni nga pozicioni shtrirë në kurriz, vendosni këmbët 90 gradë dhe bëni ulje ngritje në tokë. Një stërvitje e dobishme por që shpesh nënvlerësohet është ‘vakumi abdominal” që e përkthyer gërmë për gërmë do të thotë “të thithësh stomakun”. Kjo është një teknikë frymëmarrje që duhet ta bëni në dysheme me gjunjët pak të përkulur.

Luftoni stresin
Barku është një barometër i ekuilibrit tonë, aq sa tensionet emocionale ndikojnë shpesh në këtë pikë kritike. Të përpiqemi të bëjmë një jetë të shëndetshme, pa shumë strese./TCH

a.ç

Next Post
Berisha del blof sërish, denoncon “drogë në Lezhë” me avionë të rrëzuar në Britani

Berisha del blof sërish, denoncon “drogë në Lezhë” me avionë të rrëzuar në Britani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In