• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sekreti i babait pilot, Majko tregon: Si u “kap” avioni i SHBA në Shqipëri gjatë Luftës së Ftohtë

by Java News
12/11/2016 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Babai i Pandeli Majkos, Sotir Majko, ka qenë një ndër aviatorët më të shquar të Shqipërisë, duke hyrë në kategorinë e pilotëve të ikona aviacionit luftarak shqiptar. Majko sot ka treguar një sekret të babait të tij për “kapjen” e një avioni amerikan në vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore.Kjo ngjarje do të bënte bujë në kohën e komunizmit.
Majko sqaron se avioni amerikan u kap pasi pësoi një difekt në një nga motorët e tij. Përmes këtij tregimi, indirekt deputeti socialist Majko jep edhe një mesazh për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, duke theksuar se “prodhuesja e avionëve dhe kohës që jetojmë di të përshtatet më shpejt se perdoruesit e përkohshëm të saj. Majko e ka treguar historinë me babain për të bërë një paralele me zgjedhjet në SHBA.
Postimi i plotë i Majkos në Facebook:
Ky është avioni amerikan i “kapur” nga aviacioni shqiptar në periudhën e Luftës së ftohtë. Ai ndodhet sot në muze, në kalanë e Gjirokastrës. Një krenari e dikurshme që tregonte forcën e Shqipërisë në një moment të caktuar.Mbase edhe sot do të kisha të njëjtën ndjenjë sikur përpara viteve ‘90-të, im atë (një nga drejtuesit e aviacionit ushtarak shqiptar), ti binte “shkurt” entuziazmit tim djaloshar duke më shpjeguar sekretin e kapjes së tij…Avioni amerikan u “dorëzua” pasi i ishte prishur një nga motorët.
Me këtë difekt ai nuk mund të shkëputej nga ndjekja e Mig-ëve shqiptar. Historitë e pashkruajtura nuk janë të këndshme. “Kjo nuk është e drejtë!” i thashë tim eti vite më parë, gjimnazist. “Kjo është e vërteta! Mësohu me të…” – ishte përgjigja e dhimbsur e tim eti. Ndodh ndonjëherë, që politika amerikane të duket në krizë. Ndodh që gjenden njerëz ta diskutojnë atë me kompetencë për paqartësitë e saj. E pashkruajtura mbetet edhe në këtë rast pezull.Suksesi përkohshëm i kritikës do të ndryshket si avioni në këtë foto. Prodhuesja e avionëve dhe kohës që jetojmë di të përshtatet më shpejt se përdoruesit e përkohshëm të saj… Kjo është e vërteta. Mësohuni me të!Këshilla ju vjen nga një pilot i mirë që respektoi prodhuesin… dikur. Sigurisht.

Next Post
Ambasadori i SHBA në OSBE-së letër Bushatit: Rekomandimet të zbatohen para zgjedhjeve

Ambasadori i SHBA në OSBE-së letër Bushatit: Rekomandimet të zbatohen para zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

February 25, 2026
“Kush e emëron drejtorin?”, Çuçi debat me Lamallarin për agjencinë e re: Absolutisht këto që thoni ju s’janë të vërteta

“Kush e emëron drejtorin?”, Çuçi debat me Lamallarin për agjencinë e re: Absolutisht këto që thoni ju s’janë të vërteta

February 25, 2026
Edhe në Portugali çahen rrugët, ironia e Ramës: Atje opozita është në gjumë

Edhe në Portugali çahen rrugët, ironia e Ramës: Atje opozita është në gjumë

February 25, 2026
Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore, por mohon përfshirjen në krimet e Jeffrey Epstein: Ishte gabim i madh, më vjen keq

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore, por mohon përfshirjen në krimet e Jeffrey Epstein: Ishte gabim i madh, më vjen keq

February 25, 2026
Filmonte vajzat e ekipit në dhomat e zhveshjes, arrestohet zyrtari i klubit të njohur austriak

Filmonte vajzat e ekipit në dhomat e zhveshjes, arrestohet zyrtari i klubit të njohur austriak

February 25, 2026
Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

Dekretohet ligji për konfliktin e interesit, gjoba deri në 500 mijë lekë për zyrtarët, kufizime edhe për krerët e drejtësisë

February 25, 2026
Rreziku procedurial i “informimit” të SHBA në çështjen Veliaj

Rreziku procedurial i “informimit” të SHBA në çështjen Veliaj

February 25, 2026
Investimet në Banjat e Bënjës, Rama: E çon turizmin në një tjetër nivel

Investimet në Banjat e Bënjës, Rama: E çon turizmin në një tjetër nivel

February 25, 2026
Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasada britanike njofton risitë

Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasada britanike njofton risitë

February 25, 2026
Ministrja Kumbaro: Drejt krijimit të Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë

Ministrja Kumbaro: Drejt krijimit të Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In