• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sekreti i arrës së njomë është ushqimi i jetëgjatësisë

by Java News
12/08/2017 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me një kërcitje të vetme, arrat shpalosin vlera dhe fantazi. Ato mund t’i hamë siç janë, t’i hedhim në sallatë ose t’i gatuajmë në ëmbëlsira.Arrat e njoma nga ana tjetër kanë një shije të pakrahasueshme dhe të rrallë. Ato janë kremoze, kanë një ngjashmëri me arrën e kokosit por me një aromë unike të lehtë prej arrori. Për më tepër, këto arra janë më të mbushura dhe më të ëmbla se varianti i tyre i thatë. Në mjekësinë popullore, sipas të dhënave të AgroËeb.org, arrat e njoma përbëjnë një zgjidhje të rëndësishme kundër disa sëmundjeve.

Të thatat por edhe të njomat janë plot me vlera shëndetsore. Ato janë të pasura me acidet yndyrore omega-3 dhe një burim i pakonkurueshëm i acideve yndyrore mono-të-pangopura (72%) siç është acidi oleik. Ngrënia e arrave ul kolesterolin e keq dhe rrit atë të mirin.

Konsumi ditor prej 25 gramë plotëson 90 përqind të dozës së rekomanduar ditore të këtyre acideve që mjaftojnë për pakësimin e gjasave të shfaqjes së tensionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve të zemrës. Nga ana tjetër, arrat fuqizojnë shtyllat e organizmit tonë siç janë kockat. Arrat shumëfishojnë përthithjen dhe depozitimin e kalciumit dhe pakësojnë nxjerrjen e këtij minerali jashtë organizmit nëpërmjet urinës.

Arrat ofrojnë minerale si mangani, bakri, kaliumi, kalciumi, hekuri, magnezi, zinku dhe seleniumi. Këto minerale kontribuojnë në mirëqenien e metabolizmit, rritjen dhe zhvillimin, fertilitetin tek meshkujt, tretjen dhe sintetizimin e acidit nukleik. Arrat janë një burim i pasur antioksidantësh dhe yndyrnash të shëndetshme. Ato pakësojnë faktorët e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, gjithnjë nëse janë pjesë e një stili të shëndetshëm jetese.

Arrat janë një ushqim fantastik i jetëgjatësisë. Çuditërisht, arrat janë një burim i lartë i melatoninës, një ushqyes i lidhur fort me gjumin. Thënë ndryshe, pa melatoninën nuk ka gjumë. Rrjedhimisht ngrënia e arrës luan një rol në qetësimin gjatë ditës dhe në gjumin e mirë dhe të qetë gjatë natës.

Arrat përmbajnë acide esenciale yndyrore siç është edhe acidi alfa linolenik, përbërësit e të cilit janë të lidhur me fortësinë dhe shëndetin e kockave. Falë arrave, ne furnizohemi me acidet yndyrore omega 3, nëpërmjet të cilave luftojmë inflamacionin dhe kemi kocka të forta për një periudhë të gjatë, përgatiti Zëri. (b.an)

Next Post
VIDEO/ Kalimtarë që i sjellin vetë tragjeditë…

VIDEO/ Kalimtarë që i sjellin vetë tragjeditë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJET/ Do hidhte në erë qendrën tregtare në Verona, arrestohet 22-vjeçari shqiptar, Italia parandalon sulmin terrorist! U rekrutua nga ISIS

DETAJET/ Do hidhte në erë qendrën tregtare në Verona, arrestohet 22-vjeçari shqiptar, Italia parandalon sulmin terrorist! U rekrutua nga ISIS

August 11, 2026
“Financial Times”: Sistemi i ri i hyrjes në BE po shkakton vështirësi për udhëtarët! Deri në dy orë pritje në aeroportet kryesore evropiane

“Financial Times”: Sistemi i ri i hyrjes në BE po shkakton vështirësi për udhëtarët! Deri në dy orë pritje në aeroportet kryesore evropiane

August 11, 2026
Kryeministri grek Mitsotakis përfshihet në aksident, rrëzohet nga biçikleta dhe përfundon në spital!

Kryeministri grek Mitsotakis përfshihet në aksident, rrëzohet nga biçikleta dhe përfundon në spital!

August 11, 2026
VIDEO/ Tragjedi rrugore në Egjipt, vdesin 18 fëmijë të moshës 10-14 vjeç pas përplasjes së kamionëve! Po shkonin në punë, pamjet e tmerrit

VIDEO/ Tragjedi rrugore në Egjipt, vdesin 18 fëmijë të moshës 10-14 vjeç pas përplasjes së kamionëve! Po shkonin në punë, pamjet e tmerrit

August 11, 2026
Kabina e Ujësjellësit tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë shpërthen në flakë, frikë dhe për përhapjen e zjarrit në banesa!

Kabina e Ujësjellësit tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë shpërthen në flakë, frikë dhe për përhapjen e zjarrit në banesa!

August 11, 2026
VIDEO/ Rëndohet bilanci nga tërmeti katastrofik në Kolumbi, mbi 180 të vdekur e 1300 të plagosur! Momenti kur gjenden të mbijetuar në rrënoja

VIDEO/ Rëndohet bilanci nga tërmeti katastrofik në Kolumbi, mbi 180 të vdekur e 1300 të plagosur! Momenti kur gjenden të mbijetuar në rrënoja

August 11, 2026
Edhe Cërriku kundërshton Reformën Territoriale, nis firmosja e peticionit kundër shkrirjes së Bashkisë!

Edhe Cërriku kundërshton Reformën Territoriale, nis firmosja e peticionit kundër shkrirjes së Bashkisë!

August 11, 2026
Majlinda Dhuka-shqiptarëve të diasporës: Ju jeni zëri ynë! Kemi nevojë për ju, ftoni një mik…

“Le t’i lëmë fantazmat të dalin në pension!”- Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi, lërini kështjellat e rërës

August 11, 2026
Situatë kritike pas riaktivizimit të zjarrit në Abazaj të Krujës, rrezik dhe për banesat! Kërkohet ndërhyrja me helikopter

Situatë kritike pas riaktivizimit të zjarrit në Abazaj të Krujës, rrezik dhe për banesat! Kërkohet ndërhyrja me helikopter

August 11, 2026
Zjarr në katin e gjashtë të një hoteli në kryeqytet, vetëm dëme materiale, zbulohet shkaku i flakëve!

Zjarr në katin e gjashtë të një hoteli në kryeqytet, vetëm dëme materiale, zbulohet shkaku i flakëve!

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com