• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sekretet për t’u dukur dhjetë vjet më të reja

by
11/08/2015 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretet për t’u dukur dhjetë vjet më të reja

Nëse dëshironi të dukeni më të reja duhet të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme, të mbani një qëndrim të drejtë e të sigurt dhe sigurisht duhet të trukoheni në mënyrën e duhur.

Sapo kalohet kufiri i të tridhjetave, për shumë femra fillon shqetësimi i plakjes. Rrudhat e shprehjes dhe njollat e errëta në lëkurë, bëhen mendimi i parë i mëngjesit. Gjithsesi, për t’u dukur më të reja nuk është e nevojshme t’i drejtoheni kirurgjisë estetike!

Hapi i parë në fakt është që t’u drejtoheni “ilaçeve” natyrale dhe zgjidhjeve inteligjente, të cilat do t’ju lejojnë të tregoni më pak nga sa jeni në moshë. Ndërkohë, këshillat e plota për t’u dukur më të rinj do t’i gjeni më poshtë:

Makeup-i që rigjeneron

Sekreti i parë qëndron te makeup-i, i cili duhet të vërë në pah mollëzat tuaja. Zgjidhni “cheek lift”, teknikën e aplikimit të ruzhit, i cili i bën format e fytyrës më të bukura. Theksimin më të madh sigurisht bëjeni te mollëzat. Për sa u përket nuancave, luani me tonet e ngjyrës së pjeshkës dhe absolutisht mos përdorni më ato më të errëtat.

Prerja e flokëve: të shkurtra dhe me onde

Prerja e flokëve në mënyrën e duhur mund të ndikojë shumë mbi pamjen e një femre. Për ta bërë fytyrën më fine dhe për t’u dukur më të reja, besojini prerjes jo shumë të shkurtër të flokëve: bëjini ata me pak onde. Po ngjyra e flokëve që mund të zgjidhni për t’u dukur më të reja? Ideale janë ngjyrat e çelëta (bionde, lajthi), ndërkohë duhet të shmangni të zezën, e cila mund t’ju japë shumë egërsi në fytyrë!

Buzë me shkëlqim

Në trukun e femrave 40-vjeçare nuk duhet të mungojnë buzët me shkëlqim. Ngjyrosini ato me buzëkuq me pigmente të lehta dhe më pas vendosini shkëlqyes buzësh. Për të mos u përdorur janë produktet kozmetike mat dhe ato shumë kremoze, të cilat mund të dalin nga konturi i buzëve. Rinovoni ngjyrat që do të vendosni, ndoshta duke zgjedhur alternativat e së kuqes. Pra më mirë evitoni ato shumë të errëta ose ngjyrë kafe.

Skrabi i fytyrës

Mos harroni që të stimuloni rigjenerimin e qelizave të paktën një herë në javë. Mund të zgjidhni për shembull, një nga metodat për të pastruar fytyrën me skrab të llojeve të ndryshëm.

Limoni kundër njollave të errëta

Kundër njollave të errëta, të cilat fillojnë t’ju shfaqen në lëkurë, përdorni një “ilaç” të jashtëzakonshëm që ju gjendet në kuzhinë: lëngu i limonit do t’ju ndihmojë të eliminoni njollat dhe për të përmirësuar lëkurën.

Kremi i duhur i pudrës

Keni probleme me lëkurën? Absolutisht për t’u shmangur është efekti i kremit të pudrës (fondotinës) me ngjyrë të errët! Ndërsa për ta bërë lëkurën në dukje më homogjene, filloni me një krem me ngjyrë për fytyrën duke e shpërndarë shumë mirë në të gjithë lëkurën. Më pas, aplikoni një fondotinë, duke zgjedhur ngjyrën e duhur që vërtet ju shkon, ndërkohë që mos harroni ta spërkasni atë me një solucion kundër prishjes.

Vetulla të mirëkuruara

A mund të dukeni më e re nëse keni vetulla jo të rregulluara mirë dhe pa formë? Atëherë fillojeni nga ky veprim i vogël bukurie për t’u dukur dhjetë vjet më të reja. Forcojini vetullat duke përdorur vaj bajame dhe trumzë, ndërsa për t’i trashur përdorni një laps të posaçëm për t’i lyer.

Ushqyerja e shëndetshme

Për një lëkurë të pastër dhe të shkëlqyeshme është e rëndësishme të ndiqni një ushqyerje të shëndetshme. Mos konsumoni ushqimet e përgatitura industrialisht dhe preferoni produktet e freskëta dhe natyrale. Besojuni frutave dhe perimeve.

Duar perfekte

Mosha njihet edhe nga duart. Për t’i bërë të buta dhe të lëmuara si një 20-vjeçare, të paktën një herë në javë, futini në ujë të ngrohtë me vaj esencial livande. Si alternativë, mund të përdorni edhe vajin e ullirit. Pas dhjetë minutash, thajini dhe aplikoni një krem me bazë aloe vera.

Qëndrimi

Cila mund të jetë lidhja mes qëndrimit dhe bukurisë tuaj? Një ecje me kokën lart dhe në mënyrë të sigurt patjetër që do ta rinonte pamjen tuaj. Drejtohuni, hapni shpatullat dhe imagjinoni sikur jeni modele. Hapat tuaj duhet të jenë të lehtë dhe të vendosur në dukje. Kështu do të dukeni tepër prezente kudo që do të shkoni.

Next Post

Pas kalit, Sadije Berisha i merr Shkëlzenit edhe macen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In