• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sekretet në avionët privatë/ Stjuardesa tregon kur zuri “mat” shefin: Milionerët duke bërë seks me…

by
30/05/2021 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur Saskia Swann hyri në kabinën e shefit të saj, në avionin e tij luksoz për të shërbyer mëngjesin, e gjeti manjatin e pronës duke bërë seks me të dashurën balerinë.

Ajo doli nga aty pa thënë asnjë fjalë… sepse pasi kishte punuar për gati dy dekada si stjuardesë, kishte parë gjithçka.

45-vjeçarja ka qenë dëshmitare teksa një yll i “Hollywood”-it merrte drogë, i ka shërbyer shampanjë kryeministrit britanik për mëngjes dhe ishte fyer nga një këngëtar legjendar britanik, super i pasur.

Tani Saskia ka vendosur që të gjitha këto ngjarje t’i rrëfejë në një libër të ri. “Gjithë sa munda të shihja ishin këmbët e tij. Nuk munda që ta shihja fytyrën e tij, por vetëm kurrizin e saj të zhveshur. Ajo ishte e gjunjëzuar tek ai dhe rënkonte”, ka thënë ajo teksa komentonte momentin kur zuri “mat” shefin e saj.

Swann ka treguar se për gjashtë vite ka punuar në linjat ajrore tregtare. Ishte 29 vjeçe kur në një takim të rastësishëm në një lokal në Londër, asaj iu ofrua mundësia që të bëhej stjuardesë në avionët privatë.

Saskia, e cila ende vijon fluturimet, është punësuar nga bankierë të pasur, baronë të naftës dhe princat sauditë. Si pasojë, ajo ka qenë dëshmitare e shumë skenave të ndryshme dhe i është dashur që të fshehë provat e dashnoreve.

Ajo ka thënë se janë të famshmit dhe personazhet e njohur, ata që janë më të ndërlikuarit për t’u marrë me ta, pavarësisht nga koha kur udhëtojnë.

“Ishte një kryeministër britanik që gjithmonë i pëlqente që t’i shërbeja shampanjë në mëngjes. Gjithashtu kam qenë dëshmitare e një ylli të “Hollywood”-it që nxori kokainë nga brezi i tij, para se të shkonte në dhomën private”, ka treguar Swann.

Kjo e fundit ka treguar edhe momentin kur ka qenë pjesë e një ekuipazhi që kujdesej për një legjendë britanike të pop-it, teksa ishte në një vizitë në Evropë. Sipas saj, pjesëmarrësit rregullisht merrnin bakshish prej 1000 paund, por ai i dha kapitenit të tyre një letër me 10 paund ku shkruante: “Sille ekuipazhin për të pirë për mua”.

Saskia ka rrëfyer se puna e saj e parë ka qenë me një miliarder rus. Asaj iu ofrua një pagë 40,000 £, uniformë projektuesi dhe bagazh, hotele me pesë yje, fluturime biznesi falas dhe të klasit të parë nëse fluturonte komercialist.

Gjithashtu iu ofrua edhe një kompensim ditor prej 80 paund dhe një kartë krediti të kompanisë. “Unë u ndjeva si grua e bekuar”, ka treguar ajo teksa kishte edhe një gardërobë rrobash.

Por ajo u tmerrua kur kolegët e saj të rinj, i thanë se shefit i pëlqente të flinte me ekuipazhin e tij të kabinës.

Saskia, emri i saj jo i vërtetë, duhej që të nënshkruante një marrëveshje konfidenciale. Asaj iu tha se klienti i saj do të udhëtonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Sapo hyri në bordin e avionit, i cili mund të mbante më shumë se 500 pasagjerë, ajo u trondit nga luksi.

“Në dhomën e tyre të gjumit, tavani kishte drita me fibra optike që imitonin yjet që vezullonin. Në shtratin mbretëror kishte mbulesa dhe jastëkë të fryrë, të gjitha të qëndisura me monogramin e familjes. Kishte një banjë me xhakuzi dhe çezma ari. Kopsat e rripave të sigurimit duhej që të lustroheshin, edhe pse jo shumë pasagjerë i vendosnin pasi rrudhnin rrobat”, tregon ajo.

/b.h

Next Post
Sot afati i fundit/ Ish-ministri propozon dy ide për kompromis mes PS-PD dhe LSI për Reformën Zgjedhore

"PD nuk nxorri dikë më të saktë"/ Manjani: Lulzim Basha s’bëhet dot më i mirë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

Integrimi në BE / Zhvillohet në Tiranë Konferenca Ndërparlamentare me pjesëmarrjen e udhëheqësve të lartë dhe përfaqësuesve evropianë

September 28, 2026
Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

September 28, 2026
“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

September 28, 2026
Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

September 28, 2026
VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

September 28, 2026
Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

September 28, 2026
Kurti-Hamza takohen para seancës së Kuvendit, ja tre çështjet e “nxehta” që presin zgjidhje

Kurti-Hamza takohen para seancës së Kuvendit, ja tre çështjet e “nxehta” që presin zgjidhje

September 28, 2026
Nga vjedhja e teknologjisë te rritja ekonomike, sekretet e STAS-it që mbajtën në këmbë Gjermaninë Lindore

Nga vjedhja e teknologjisë te rritja ekonomike, sekretet e STAS-it që mbajtën në këmbë Gjermaninë Lindore

September 28, 2026
Ndahen çmimet MTV VMA 2026, Madonna dhe Taylor Swift triumfojnë në natën e madhe të muzikës -

Ndahen çmimet MTV VMA 2026, Madonna dhe Taylor Swift triumfojnë në natën e madhe të muzikës –

September 28, 2026
Vritet në Gaza militanti që rrëmbeu Noa Argamanin më 7 tetor, IDF kryen sulm me dron

Vritet në Gaza militanti që rrëmbeu Noa Argamanin më 7 tetor, IDF kryen sulm me dron

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com