• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sekretet” e Komisionit Antikorrupsion. Xhafaj: Të gjithë do ta gëlltisin atë që kanë thënë kundër

by A R
15/09/2024 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Antikurrpsion po kundërshtohet ashtu si u kundërshtua Reforma në Drejtësi, por në fund do të shihen frytet e tij. Kështu tha ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, i ftuar në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN.

“Edhe kur filloi reforma në drejtësi çfarë nuk na dëgjuan veset. Erdhi dita që të gjithë u detyruan ta gëlltisin atë që kishin nxjdrrë. Edhe kështu do të ndodhë edhe për këtë gjë. Të jeni të bindur”, tha Xhafaj.

Kryetari i komisionit të posaçëm tha se ideja për këtë nismë lindi pas një takimi me kryeministrin Rama në tetor 2023, ku u fol për qeverisjen, korrupsionin, sundimin e ligjit. “Ai ishte gjithashtu shumë i shqetësuar për zbatimin e masave të shumta dhe mekanizmave që duheshin ndërtuar për të adresuar rekomandimet e dala nga progres raporti i BE, zbatimi i të cilave ishte domosdoshmëri për të përshpejtuar procesin e integrimit. Partnerët e vlerësuan si zgjidhje shumë të mirë dhe vendosën ta mbështesin”, tha Xhafaj në A2 CNN.

Deputeti socialist zbuloi se propozimi për të drejtuar komisionin erdhi nga Rama. “Ishte një sfidë për mua. E mendova gjatë. Është një reformë shumë e madhe, shumë e vështirë, por në finale ne jemi këtu për të shërbyer, për të bërë detyrën”, tha ai.

Si do të përfshihet opozita në komision? “Jeta vazhdon”

Xhafaj pranoi se pjesëmarrja e opozitës në komision është shqetësim për socialistët, pasi Partia Demokratike dhe aleatët e kanë bërë të qartë që nuk do të jenë pjesë e tij. “Është një shqetësim i yni. Opozita është faktor i rëndësishëm në këtë proces. Por opozita bën zgjedhjet e saj. Ajo ka vendin e vet, zgjedh opozita se çfarë do të bëjë me rolin dhe vendin e saj. Në këtë rast, si edhe në disa raste të tjera, opozita ka zgjedhur formën e gabuar, pra bojkotin. Por kjo nuk do të thotë se Kuvendi nuk duhet të vazhdojë”, tha Xhafaj.

Pse nuk ka mbështetje nga drejtësia?

Fatmir Xhafaj tha se socialistët nuk kanë kërkuar mbështetje nga drejtësia për këtë komision. “Nuk kemi pse t’i kërkojmë mbështetje publike Prokurorisë së Posaçme, Prokurorisë së Përgjithshme. Ky është një keqinterpretim. Ne nuk u kemi kërkuar të përfshihen te grupet e ekspertëve. Natyrisht nuk do të kishte asgjë të keqe që ne t’i thërrisnim dhe të na tregonin edhe ata problematikat, siç bëjnë në raportet që përpilojnë çdo vit”, tha ai.

“Vetë institucionet e drejtësisë kanë propozuar 200 nene që ata mendojnë se duhet të ndryshojnë. Prandaj duhet një diskutim me vetë njerëzit e drejtësisë, me të gjithë profesionistët dhe më pas në Kuvend”.

Akuzat se ky komision do t’i heqë pavarësinë drejtësisë, Xhafaj i quan vetëm hipoteza, pa fakte. “Si mund të heqë një komision parlamentar pavarësinë e drejtësisë? Dakord! Po si? Bazamenti mbi të cilin ngrihet sot drejtësia e re është i garantuar me norma kushtetuese. Ne fatkeqësisht kemi bërë ndërhyrje të tilla në Kushtetutë, që për një konstitucionalist normal nuk janë të arsyeshme. Ne ishim të përgjegjshëm, por kishim edhe vizionin që e morëm përsipër këtë gjë. E bëmë këtë gjë sepse i dhamë garanci. Sot duhet mbi 94 vota që të ketë ndryshime kushtetuese. Pavarësia e institucioneve të drejtësisë është e sanksionuar në Kushtetutë. Si mund ta ndryshojë një forcë parlamentare që ka 74 mandate?”, tha ai.

/a.r

Next Post
Lushnjë/Aksidentohet makina e dy turistëve polakë, 3 persona të plagosur

Lushnjë/Aksidentohet makina e dy turistëve polakë, 3 persona të plagosur

Comments 1

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    K/mafiozi i xhafaj,ne krye te komisionit anti korrupsin,i bie ti varesh melcite e dashit ujkut.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosovë, KQZ shpall rezultatet përfundimtare – Nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

Kosovë, KQZ shpall rezultatet përfundimtare – Nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

January 31, 2026
Pasuria e familjes iu sekuestrua/ Kush është ‘dentisti’, shqiptari që u dënua me 22 vite burg në SHBA për mbështetje të ISIS. Mashtrimi me…

Pasuria e familjes iu sekuestrua/ Kush është ‘dentisti’, shqiptari që u dënua me 22 vite burg në SHBA për mbështetje të ISIS. Mashtrimi me…

January 31, 2026
“Shigjeton” Salianjin, Paloka: Burg kam bërë edhe unë, por s’e përdor si “flamur”

“Shigjeton” Salianjin, Paloka: Burg kam bërë edhe unë, por s’e përdor si “flamur”

January 31, 2026
21 Janari, Artan Hoxha: Kaseta origjinale në SPAK, drejtësia s’duhet të ketë justifikime

21 Janari, Artan Hoxha: Kaseta origjinale në SPAK, drejtësia s’duhet të ketë justifikime

January 31, 2026
Përcillet për në banesën e fundit vajza e futbollistit të KF Tiranës/ Tragjedia që ‘bashkoi’ Shqipërinë me Kosta Rikën

Përcillet për në banesën e fundit vajza e futbollistit të KF Tiranës/ Tragjedia që ‘bashkoi’ Shqipërinë me Kosta Rikën

January 31, 2026
Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

Tregtonte droga të forta dhe përplasi makinën e policisë në përpjekje për t’u larguar/ Arrestohet 45-vjeçari në Durrës

January 31, 2026
Londër, përplasën për vdekje 89-vjeçarin/ Të rinjtë shqiptarë pranojnë fajësinë, priten të dalin para drejtësisë

Londër, përplasën për vdekje 89-vjeçarin/ Të rinjtë shqiptarë pranojnë fajësinë, priten të dalin para drejtësisë

January 31, 2026
Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

Berisha nuk u tregua dinjitoz për Shqipërinë

January 31, 2026
Tabaku: Rënia e euros po varfëron shqiptarët dhe po shkatërron prodhimin vendas

Tabaku: Rënia e euros po varfëron shqiptarët dhe po shkatërron prodhimin vendas

January 31, 2026
I dënuar në SHBA për terrorizëm, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të një shtetasi (EMRI)

I dënuar në SHBA për terrorizëm, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të një shtetasi (EMRI)

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In