• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sekretet e “I Love Tropoja”/Si u realizua puthja në buzë e Mamaqit me Brunon dhe pse u ftua Edi Rama

by Java News
03/02/2020 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Traditat dhe zakonet tropojane, një baba hijerëndë tipik i asaj zone, film që thyen traditat dhe ndërthur zakonet e krahinave të ndryshme.

Krijimi i ri i Ermal Mamaqi, filmi “ I love Tropoja”, ku përmes skenave komike dhe personazheve përcjell te publiku familjen tipike tropojane.

Jeta e një djalë të ri, që ndryshon kur bëhet pjesë e kësaj familjeje.

Protagonisti kryesor i filmit, Ermal Mamaqi, ndau me ne momentin më emocionues dhe më të sikletshëm që ka përjetuar gjatë xhirimeve.

“Situata e sikletshme ishte puthja në buzë me Brunon, babain e nuses për t’i vërtetuar se ai është gay. Momenti më i bukur ishte kur djali im, Joel, thotë titullin e filmit”, tregon Ermali për “News24”.

“ I love Tropoja” ngriti polemika të shumta në media e kryesisht në rrjetet sociale. Mënyra si është trajtuar ky film është komentuar gjatë nga njerëz të thjeshtë, por edhe profesionistë në fushën e kinematografisë.

“Produksione të tilla, që më shumë sesa mbi një skenar, sajohen mbi ndodhi të sajuara, zbukuruar rëndom me doza humori, që nuk përkojnë me komedinë e vërtetë, nuk mund të quhen filma, e aq më pak artistikë.

Filmi, për t’u quajtur i tillë, duhet të plotësojë të gjitha komponentët, që nga skenari, regjisori, montazhi etj”, tha regjisori Alfred Trebicka.

Reagim ka ardhur nga ish-deputeti demokrat tropojan, Azgan Haklaj, president i unionit artistik shqiptar.

“Tropojanët të hapën shtëpinë dhe zemrën, ti u cenove nderin Mamaq. Mamaqi as mamaqët, as ata që i kanë nxitur, tutori apo producenti politikë i mamaqëve, e ata që kanë bashkëpunuar me të nuk mund të fyejnë e turpërojnë Tropojën e tropojanët. Tropoja është djepi i qytetrimit. Ti e shpërdorove mikëpritjen dhe u preke nderin”, shprehej ish-deputeti.

Mesazhi që përcjell filmi, sallat madje edhe biletat e shitura, kanë marrë gjithashtu komente, duke i konsideruar gënjeshtër shifrat e publikuara. Por për protagonistin kryesor të filmit rëndësi kanë emocionet që përcjell.

“Është thjesht një komedi. Ky film nuk ka të bëjë me gënjeshtrat që kanë dalë lart e poshtë, përkundrazi ka zbritur Tropoja në Tiranë, ju premtoj që do kaloni dy orë fantastike.

Emocioni që më falin duartrokitjet e tyre nuk ka të paguar. Gjithmonë produktet marrin komente negative, sepse kështu kanë zgjedhur ta shikojnë botën, por kjo nuk do e ndalojë popullin nga të qeshurat.

Mijëra vetë më kanë uruar, Pirro Mikani, Rbert Ndrenika, Vera Grabocka”, thotë Mamaqi.

Me sy kritik është parë dhe zgjedhja e regjisorit Mamaqi, që sjell në film kryeministrin Edi Rama, në rolin e dajës. Por, pavarësisht kësaj për “News24”, Ermali mbron zgjedhjen e tij si ‘Guest Star’.

“Rama ishte një zgjedhje e mirë, sepse të gjithë flasin për të”’, shton aktori.

Në rolin kryesor bashkëprotagonist me Ermalin, interpreton Arjola Demiri, në role të tjerë Marjana Kondi, Julian Deda, Bujar Asqeriu, Bruno Shllaku, këngëtarja Enca Haxhia, dhe kryeministri Edi Rama./BW

Next Post
Forma e këmbëve/ Një element që zbulon se si janë femrat sillen në marrëdhëniet sek**ale

Forma e këmbëve/ Një element që zbulon se si janë femrat sillen në marrëdhëniet sek**ale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

June 14, 2026
Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

June 14, 2026
Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

June 14, 2026
FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

June 14, 2026
Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

June 14, 2026
Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

June 14, 2026
Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

June 14, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

35-vjetori i PS-së, analisti: Ka bërë ndryshime kolosale, është kthyer në forcën kryesore qeverisëse

June 14, 2026
“Epsteini” ynë

Mos i këshilloni ata që kanë dalë në protestë

June 14, 2026
“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In