• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Sekretet e bazës ushtarake të Gjadrit: Dikur “shtëpia” e avionëve, sot…

by A R
05/09/2021 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria mund të jetë një vend me destinacione shumë të bukura turistike dhe jo vetëm. Vendi ynë mund të bëhet atraksion edhe për personat që pëlqejnë ushtrinë dhe sekretet që ajo ofron.

Duke pasur të parasysh të kaluarën e Shqipërisë, ku në komunizëm u ndërtuan me qindra mijëra bunkerë, tunele dhe baza ushtarake, kjo mund të jetë një pikësynim në të ardhmen për të tërhequr sadopak turistë. Dhe në fakt, këtë herë, është një media e huaj e cila është ndalur dhe ka konsideruar bazën ajrore të Gjadrit si një prej bazave ushtarake sekrete përreth botës.

“Baza Ajrore e Gjadrit është një bazë e kohës së komunizmit e cila është ndërtuar në një kodër në Shqipërinë Veriore”, shkruan Sofrep.

Duke filluar nga vitet 1970, kjo bazë ka qenë shtëpia e avionëve MiG dhe aeroplanëve sovjetikë e kinezë të asaj kohe. Baza e Gjadrit ishte e “varrosur” në një anë të malit dhe thuhet se brenda kishte disa tunele. Tashmë është jashtë përdorimit, por dikur ishte një labirint tunelesh, mjetesh ajrore dhe burrash që luftonin.

“Një gjë e pabesueshme për këtë bazë ishte se avionët do të fluturonin nga Gjadri nga ana e një mali. Pilotëve u është thënë se duhet të siguroheshin që të mos ktheheshin gjatë ngjitjes sepse rrezikonin përplasjen me anën e malit ku ishte vendosur baza”, shkruan më tej Sofrep.

“Banorët” kryesorë të Gjadrit ishin avionët MiG-19, MiG-17 dhe MiG-21. Shumica e tyre qëndrojnë ende në Gjadër, por zyrtarët shqiptarë kanë menduar për shitjen e tyre. Po ashtu mendohet që një pjesë e konsiderueshme e tyre të vendosen në muze të ndryshme në Shqipëri.

Baza ajrore e Gjadrit i përshtatet në mënyrë perfekte mijëra bunkereve që tregojnë realitetin e Shqipërisë komuniste.

E gjithë kjo infrastrukturë u ndërtua nga Enver Hoxha. Fluturimi i fundit nga Gjadri u krye në vitin 2004.

Kur e sheh të braktisur është shumë e vështirë për të besuar se dy dekada më parë ishte e mbushur me tunele, ushtarë dhe avionë luftarakë gati për çdo moment për vendin.

Megjithatë mund të ketë dritë në fund të tunelit edhe për Gjadrin pasi po mendohet që të hapet ose për turizëm ose të rikthehet për përdorim ushtarak edhe njëherë.

Next Post

Kur futbolli bën mrekulli! 13-vjeçarja me autizëm, pjesë e skuadrës së Elbasanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In