• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sekretarja britanike e Punëve të Brendshme fiton ‘luftën’ me bosin shqiptar të krimit të organizuar

by
09/05/2021 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, Priti Patel ka fituar në rrugë ligjore luftën e saj ndaj një bosi të krimit të organizuar, i cilit siç shkruajnë mediat, është shqiptar.

Daily Mail shkruan se Patel i ka hequr të drejtën gangsterit shqiptar që të jetojë në Britani pasi ka bindur gjykatën se ky person është një rrezik serioz për sigurinë e qytetarëve britanikë.

Mediat i referohen shqiptarit si “B9” dhe nuk e kanë publikuar identitetin e tij. Një raport i Komisionit të Apelimit të Emigracionit ka zbuluar rolin e “B9” në rrjetin kriminal që ka shpërndarë drogë të klasit A në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Po ashtu, mediat shkruajnë se 36-vjeçari është përfshirë në trafik njerëzish, pastrim parash dhe prodhim kanabisi.

I njohur për dhunën, “B9”mendohet se ka vrarë me thikë një shtetas bullgar në një klub nate. Më vonë, atij i janë gjetur pamje duke pozuar me një kallashnikov. Detektivët kanë zbuluar se 36-vjeçari shqiptar është takuar me përfaqësues krimi dhe ka përdorur teknika udhëtimit kundër survejimit, duke rritur e më pas ulur shpejtësinë.

Këtij qytetari iu dha karta e rezidentit në vitin 2017, mirëpo tashmë mendohet se jeton në Tiranë. Ai mohon që të jetë përfshirë në krim. Sipas mediave britanike, ky rast ka ekspozuar influencën e jashtëzakonshme të krimit të organizuar. “Ne mendojmë që ky person ka qenë anëtar i lartë i një grupi kriminal i përfshirë në krime serioze në Mbretërinë e Bashkuar”, tha Chris Farrimond, zv/drejtor i hetimeve në Agjencinë Kombëtare të Krimeve./ b.h

Next Post
Paralajmërim para se të goditemi nga tërmeti, Google po hyn në biznesin e ‘shpëtimit të jetëve’

Paralajmërim para se të goditemi nga tërmeti, Google po hyn në biznesin e 'shpëtimit të jetëve'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com