• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sekretariati i Energjisë, “shuplakë” Shqipërisë: S’ka progres te tregu dhe bursa

by A R
14/07/2017 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Energjia duket se nuk ka më ritmin e mëparshëm të zbatimit të detyrimeve që vijnë nga kuadri i fundit ligjor, por edhe detyrimet nga paketa e tretë. Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka publikuar raportin e fundit për ecurinë e tregut në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe zbatimin e reformës. Në ndryshim nga raportet e mëparshme ku më shumë theksi është vënë tek progresi i Shqipërisë, këtë herë, në publikimin e radhës, dozat e kritikës janë më të larta.

“Ndarja është ende ligjërisht dhe funksionalisht e lidhur me furnizimin brenda kompanisë së zotëruar nga shteti OSHEE. Modeli i ndarjes së OSHEE-së u aprovua nga Këshilli Mbikëqyrës i kompanisë në dhjetor 2016 dhe nga ministri i Energjisë dhe Industrisë që përfaqëson Asamblenë e Përgjithshme të kompanisë në shkurt 2017. Gjithsesi ende nuk ka zënë vend ndarja ligjore e kompanisë. Sekretariati aktualisht është duke përgatitur veprimin për shkeljen” thuhet në raport.

Bursa e energjisë

Një tjetër problem që ngre Sekretariati ka të bëjë me Bursën e Energjisë, e cila sipas ligjit duhet të jetë operacionale më 1 janar 2018. Qeveria ka marrë angazhim që të plotësojë edhe një kërkesë lidhur me këtë bursë që, në dokument, ndahet si pikë më vete dhe që ka të bëjë me bashkimin e tregjeve të energjisë të një dite më parë me të paktën një nga vendet fqinje.

“Një deklaratë për krijimin e një tregu të përbashkët energjie mes Shqipërisë dhe Kosovës u nënshkrua nga ministrat respektivë në mars të vitit 2016, por nuk ka rezultuar në ndonjë aktivitet konkret deri më tani. Pjesëmarrja e Operatorit të Sistemit të Transmetimit në Kosovës si bashkaksioner në Bursën e Energjisë të Shqipërisë është dakordësuar në parim. Gjithsesi diskutimi mbi finalizimin e një memorandumi mirëkuptimi mes operatorëve të transmetimit, subjekt i dakordësisë së ministrave, ka ngecur në vend” thuhet në raport.

Heqja e pengesave të mëdha ligjore dhe kontraktuale për vendosjen e një tregu energjetik të organizuar dhe të bashkuar sipas raporteve të Sekretariatit është një tjetër objektiv që Shqipëria duhet të plotësojë. Sipas ligjit ‘Për sektorin e energjisë elektrike” heqja e pengesave për ngritjen e një tregu të organizuar sipas parimit një ditë më parë kërkon amendim të ligjit. Në mars 2017, amendamentet e ligjit ju dërguan ministrive të linjës. Gjithsesi këto amendamente nuk kanë kaluar për miratim në Këshillin e Ministrave.

Varësia e institucioneve

Raporti vlerëson se rritja e efektivitetit të autoriteteve kombëtare administrative përfshirë konkurrencën dhe ndihmën shtetërore, duke fuqizuar aspektin e tyre të pavarësisë dhe atë financiare, ka ende shumë për të bërë.

Konkurrenca kombëtare dhe autoritetet shtetërore të ndihmës bashkëpunojnë mirë me Sekretariatin. Këto të fundit nuk kanë përdorur ndonjë mekanizëm të Artikullit 2 që lidhet me Rregullat e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve të Energjisë që u ngarkon atyre përgjegjësinë që të konsultohen me Sekretariatin në çdo rast që konstatojnë për procedura të zvarritura. Efektiviteti i Konkurrencës dhe Autoriteteve të Ndihmës Shtetërore në sektorin energjetik nuk është i kënaqshëm. Sekretariati aktualisht po heton një ankesë që lidhet me papajtueshmërinë në rregullat e konkurrencës. Varësia e Ndihmës shtetërore mbetet në pikëpyetje, për shkak të lidhjes së saj me Ministrinë e Ekonomisë” vlerëson raporti.

Në total ky publikim bën edhe një krahasim mes ecurisë së reformave para Samitit të Parisit dhe pas Samitit të Parisit, ku bie në sy që në një pjesë të mirë të objektivave të vendosura ka pasur një “ngrirje”, duke mos shënuar progres. /monitor/b.d

Next Post
SKANDALI/ LSI dhe PDIU, partitë që përfituan më shumë nga vjedhja e votave

SKANDALI/ LSI dhe PDIU, partitë që përfituan më shumë nga vjedhja e votave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhen prapaskenat! Jo vetëm vëllai që u arrestua sot, por edhe bashkëshorti e babai i Elda Hotit me ‘rekorde’ kriminale

Zbardhen prapaskenat! Jo vetëm vëllai që u arrestua sot, por edhe bashkëshorti e babai i Elda Hotit me ‘rekorde’ kriminale

February 18, 2026
Nis shtrimi me binder në aksin Elbasan-Qafë Thanë, qarkullimi me një sens deri më 20 shkurt

Nis shtrimi me binder në aksin Elbasan-Qafë Thanë, qarkullimi me një sens deri më 20 shkurt

February 18, 2026
Dialog rajonal në Sarajevë, RCC bashkon Bosnjën, Serbinë dhe BE-në në një tryezë

Dialog rajonal në Sarajevë, RCC bashkon Bosnjën, Serbinë dhe BE-në në një tryezë

February 18, 2026
Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

February 18, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Anatomia e aromës

February 18, 2026
“Specialja, monstër e dalë jashtë kontrollit”/ Politologu: Serbia po tenton të pastrojë gjenocidin në Kosovë përmes gjyqit të katërshes së UÇK-së

“Specialja, monstër e dalë jashtë kontrollit”/ Politologu: Serbia po tenton të pastrojë gjenocidin në Kosovë përmes gjyqit të katërshes së UÇK-së

February 18, 2026
Reforma zgjedhore, ish-kreu i KQZ: 35 vite komisione bipartizane kanë prodhuar zgjedhje pa standarte 

Reforma zgjedhore, ish-kreu i KQZ: 35 vite komisione bipartizane kanë prodhuar zgjedhje pa standarte 

February 18, 2026
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës, arrestohet në Romë vëllai i deputetes demokrate

Trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës, arrestohet në Romë vëllai i deputetes demokrate

February 18, 2026
“UÇK nuk kërkoi shkatërrimin e një kombi tjetër, por vetëm liri”, Krasniqi në Hagë: Çdo akuzë është vazhdim i gënjeshtrave të regjimit serb

“UÇK nuk kërkoi shkatërrimin e një kombi tjetër, por vetëm liri”, Krasniqi në Hagë: Çdo akuzë është vazhdim i gënjeshtrave të regjimit serb

February 18, 2026
Manastiri i Zvërnecit i rrezikuar nga uji, nisin verifikimet në terren

Manastiri i Zvërnecit i rrezikuar nga uji, nisin verifikimet në terren

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In