• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sekretari organizativ i PD-së, Hoxha: “Fjala ultimatum s’ekziston”

by Java News
24/12/2021 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 23 dhjetor nga Selia Blu, grupi i Sali Berishës i bëri të ditur kryedemokratit Lulzim Basha se ka kohë deri më 5 janar që të lirojë zyrën ose në të kundërta ata kërcënuan që do ta nxjerrin vetë. Megjithatë, për Flamur Hoxhën për nje demokrat që ka ideale, fjala “ultimatum” nuk ekziston.

Në një bisedë me Jonida Shehun në “Radari Informativ” në ABC, Hoxha i cili është zgjedhur së fundmi Sekretar Organizativ i PD, u shpreh se në këto 30 vite kjo është hera e parë që debati dhe mosdakordësia nuk bëhen në institucion.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të mbajtur ditën e djeshme në Selinë Blu, Basha u tha anëtarëve se të gjithë duhet të jenë prezent në terren. I pyetur nëse është disi e vonuar kjo dalje në terren, Hoxha shpjegoi se më herët është shmangur “përplasja” me Foltoret e Berishës.

“Ne kemi për detyrë për të qenë pranë demokratëve. Nuk  e kemi bërë kur ishin foltoret. Në këto 30 vite është herë a parë që debati dhe mosdakordësia nuk bëhet në institucion.”

Për Hoxhën, nëse PD do të dilte në terren në të njëjtën kohë kur mbaheshin foltore nëpër qytetet e Shqipërisë, do të dukej si një matje forcash

“Më mirë që u bë kështu sepse do të kishim një luftë mes demokratëve, të mitë dhe të tutë. Do të bënim një kontrast në partinë tonë. Gjykoj që ne, në momentin e daljes njëkohësisht do dukej sikur do matim forcat. PD u përket atyre që duhet të jenë më shumë në PD. Një parti që duhet të bëjë një reformim brenda vetes, të zgjojë shqiptarët që t’ia afrohen.”

Sekretari organizativ i PD u shpreh se “lufta e brendshme” nuk do të ndikojë në rezultatet që mund të kenë të djathtët në zgjedhjet lokale.

Por çfarë do të ndodhë nëse PD do t’i humbë edhe këto zgjedhje? Hoxha thotë se nëse do të ishte ai kryetar fillimisht do të krijonte një klimë për zgjedhje të lira e të ndershme dhe më pas secili do të marrë përgjegjësinë.

“Nëse do të isha unë kryetar, në mënyrë të panegociueshme do të krijoja klimën për zgjedhje të lira e të ndershme. Gjithsecili prej nesh do të marrë përgjegjësinë e tij, para se të hyjmë në zgjedhje të përcaktojmë qëndrimin do të mbajmë pas zgjedhjeve.”

Flamur Hoxha deklaroi po ashtu se kushdo që të jetë në krye të Partisë Demokratike, ai do të jetë demokrat njësoj si në vitet ’90. /abcnews.al/

Next Post
Kurti flet pas rezultatit të zgjedhjeve: Jam i kënaqur, do të fitojmë çdo komunë ku jemi balotazh

FOTO/ Kurti uron Krishtlindjet por me dritat e zyrës fikur

Comments 2

  1. Lili says:
    4 years ago

    O flamur,te rriti ne pergjegjësi vrasesi Lul dhe ti po i ben hosana.Qenke.zero

    Reply
  2. Lili says:
    4 years ago

    Nuk je zgjedhur me Vote,por te ka emeruar vrasesi Lul

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FSHF nis së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

FSHF nis së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

December 23, 2025
Dhëndri i Trump iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

Dhëndri i Trump iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

December 23, 2025
Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike

Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike

December 23, 2025
Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën, Danimarka thërret ambasadorin amerikan

Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën, Danimarka thërret ambasadorin amerikan

December 23, 2025
Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e Zvicrës se ka përkrahur “Shtetin Islamik”

Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e Zvicrës se ka përkrahur “Shtetin Islamik”

December 23, 2025
“Paqe fiskale vetëm me ato biznese që…”, Rama: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

“Paqe fiskale vetëm me ato biznese që…”, Rama: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

December 23, 2025
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

Edhe njëherë për prezumimin e pafajësisë

December 23, 2025
Pirro Vengu “surprizon” Ushtrinë: Ja dhurata misterioze për Forcat e Armatosura

Pirro Vengu “surprizon” Ushtrinë: Ja dhurata misterioze për Forcat e Armatosura

December 23, 2025
U përjashtua për 30 ditë nga Kuvendi, Noka: Dha urdhër Gysi, nuk e njohim vendimin

U përjashtua për 30 ditë nga Kuvendi, Noka: Dha urdhër Gysi, nuk e njohim vendimin

December 23, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Opinioni për 6 liderët e 100 vjetëve të fundit dhe problemi elektoral i opozitës

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com