• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sekretari i PPE: Shqipëria më e rëndësishme se ideologjitë politike

by Java News
31/01/2016 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka shpërndarë për mediat paraditen e së dielës një intervistë të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Popullore Europiane, Antonio López-Istúriz.

Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reforma e gjyqësorit në Shqipëri shihet si reforma më e rëndësishme në vend dhe njëkohësisht  përbën një nga 5 prioritetet kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit tê vendit në BE, theksoi ai.

Lidhur me pyetjen se a është e pranueshme për partinë popullore europiane  një reformë e gjyqësorit jo- gjithëpërfshirëse në Shqipëri, Antonio López-Istúriz theksoi “Kur bëhet fjalër për Shqipërinë, ajo që është më e rëndësishme  për partinë popullore europiane është interesi i Shqipërisë, pra i vendit. Kjo është esenciale për një vend që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian. Dhe pastaj vjen ideologjia dhe partia. Kjo është diferenca që ne kemi me socialistët. Ata venë ideologjinë para interesit të vendit. Ne kemi përçuar gjithnjë të njëjtin mesazh për forcat politike shqiptare: bashkëpunim dhe konsensus. Ky ka qenë mesazhi gjatë udhëheqjes së ish-kryeministrit Berisha, ky është mesazhi tani për qeverisjen e kryeministrit aktual socialist Rama. Duhet kuptuar qartë që rruga e integrimin europian dhe anëtarësimit të vendit në BE kalon përmes konsensusit. Kjo nuk është diçka e re. Ne nuk po i kërkojmë asgjë më tepër Shqipërisë, sesa i kemi kërkuar vendeve të tjera në rrugën e tyre të anëtarësimit nê BE.

Lidhur me reformën e drejtësisë në Shqipëri, kjo është një reformë shumë e rëndësishme. Përfshirja e Komisionit të Venecias dhe gjithë proçesi legjislativ mund të sjellë hapa shumë pozitivë. Edhe një herë e përsëris. Ne nuk po i kërkojmë asgjë të jashtzakonshme Shqipërisë. Po i kërkojmë të njëjtat reforma që kanë kryer dhe vendet e tjera. E theksoj këtë, që të jetë sa më e qartë për shqiptarët. Ndaj, duhet që të dyja palët, qeveria dhe opozita, të gjejnë marrëveshje mbi reformën në drejtësi. Pse duhet të bllokohet lufta kundër korrupsionit dhe reforma e drejtësië ? Ishte shumë mirë që nën udhëheqjen e Bashës u arrit aprovimi i ligjit të dekriminalizimit dhe tani është rradha e reformës në drejtësi. Por, duhet më shumë sesa udhëheqja apo iniciativa e marrë nga Partia Demokratike. Ne duam të shohim një proçes konsensual. Ndaj i bëjmë thirrje Partisë Socialiste që të gjendet një marrëveshje dhe të ndiqet linja konsensuale. Kjo është në dobi të vendit dhe pozitive për Europën.

Persa i perket pyetjes se pas aprovimit të paketës të ligjit për dekriminalizimin, instuticionet europiane thonë se hapi i rradhës është zbatimi i këtij ligji, Antonio López-Istúriz u shpreh se “Sigurisht që llogjika politike dhe jo vetëm kërkon, që në listat elektorale në Shqipëri nuk duhet të kandidojnë më persona me të dhëna apo të shkuar kriminale. Ky është një parim që duhet të respektojnë të gjitha partitë politike në Europë dhe jo vetëm në Shqipëri. Do t’i këshilloja çdo partie politike në Europë, që të mos  kandidonin persona me të shkuar kriminale. Eshtë një ligj i mirë. Këto janë hapat që Shqipëria duhet të hedhë për integrimin në Bashkimin Europian. Por kjo është gjithashtu ajo që ne duam për vendin. Ne e duam Shqipërinë në Bashkimin Europian, por vendi duhet të ndërrmarrës një sërë hapash për anëtarërsimin në këtë organizatë. Konsensusi është kyç”, theksoi ai.

Next Post

Ministria e Brendshme: Akuzat e SHQUP-it, shpifjet e së dielës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com