• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sekretari i Kushtetueses zhgënjehet me buxhetin: Shtuam punonjës, zyrat u plasaritën nga tërmeti. Fino: S’meritoni investime

by Java News
18/11/2019 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Eugen Papandile deklaroi se në këtë institucion që prej dy vitesh është jashtë funksionit dhe tashmë pritet që të krijohet, janë rreth 110 kërkesa që presin për t’u shqyrtuar. Ai u shpreh se është në opozitë me buxhetin që është planifikuar për vitin 2020. Papandile tha se duke pasur parasysh fluksin e punës, mbledhja e gjyqtarëve ka miratuar 72 punonjës të kësaj gjykate. Përsa i përket investimeve ai kërkoi që të merren parasysh kushtet ku do të punojnë anëtarët e rinj, pasi godina është e amortizuar dhe se ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 21 shtatorit.

“Jemi të zhgënjyer me buxhetin sepse është ulur me 3 mln lekë. Sa i përket investimeve nuk po zgjatem shumë në shifra si jurist që jam po ju paraqes disa nga kërkesat e kësaj gjykate të cilat lidhen me godinën se jemi në të njëjtën godinë, se ambientet e amortizuara të Gjykatës Kushtetuese, të goditura për së dyti nga tërmeti. Mendoni kushtet në të cilat kanë filluar punë anëtarët e rinj të gjykatës Kushtetuese. Duke pasur parasysh fluksin e punës, mbledhja e gjyqtareve ka miratuar 72 punonjës të kësaj gjykate. Nuk kam shifër tamam, por diku 110 të dosje. Por në momentin që Gjykata e Lartë të fillojë nga funksionimi mund të bëhet dhe 1010. Do ketë fluks të madh kërkesash dhe për këtë jam i bindur” tha ai.

Por Bashkim Fino reagoi duke thënë se buxheti për Gjykatën Kushtetuese është në rritje. “Projektbuxheti i gjykatës Kushtetuese është në rritje. I japim  160 mln lekë. Nga 34 mln lekë ju keni harxhuar vetëm gjysmat dhe me të drejtë ministria e Financave ka akorduar 31 mln lekë. Nga 34 mln lekë për investime keni harxhuar 0. Kur unë të jap 4 mln ti investon 0.2 kjo është absurde. Nga 114 mln lekë që është totali ne ju dhamë 161 mln, rritje goxha e konsiderueshme. Pse ja jep një institucioni kur nuk është efektiv për të bërë investimin?Duhet të bëni një analizë financiare. Ministria e Financave është treguar dorëlëshuar, nuk duhet t’u jepte fare. Shifrat për Gjykatën Kushtetuese janë shumë të sakta, shumë të drejta dhe me rritje.” tha ai.

Deputeti i opozitës në Kuvend, Andi Përmeti referuar ngërçit ku është futur kjo gjykatë, e pyeti duke qenë se sot jeni organi i vetëm që keni dy anëtarë për një vend a do jepni dy rroga, keni kërkuar 2 zyra, keni kërkuar buxhet shtesë për këtë apo jo? “Unë kam ardhur për buxhetin dhe do përgjigjem vetëm për buxhetin. Buxheti kërkohet për të 9 anëtaret nuk kërkohet për 1 ose 2. Ftesa me ka ardhur për buxhetin e shtetit dhe nevojat e gjykatës Kushtetuese. Gjykata kushtetuese mbetet në opozite gjithmonë për shkaqet e buxhetit. Jemi në një godinë por nuk kemi të njëjtat kushte” tha ai, duke iu referuar deklaratës së Fino, por ky i fundit u përgjigj duke thënë se  “Nuk thashë se nuk meritoni investime“.

g.kosovari

Next Post
Që ta mbyll me Francën, legenin e vogël dhe karafilët e vendit

Që ta mbaj tek hymni muhabetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In