• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Sekretari i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë i jep një goditje të fortë harmonisë fetare

by Aalison Pearse Stevens
24/03/2016 08:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Feja islame në tërësi, e Komuniteti Mysliman në Shqipëri në veçanti, ka këmbëngulur vazhdimisht që terrorizmi të mos identifikohet me këtë fe e cila simbolizon paqen, duke e quajtur të gabuar termin “terrorizmi islamik”.

Por ndërsa të gjithë liderët, si politikë ashtu edhe fetarë, dënuan me forcë sulmet terroriste që tronditën Brukselin më 22 mars duke bërë të qartë diferencimin nga çdo akt i tillë, ka edhe persona që mendojnë se terroristët janë pasardhës të profetit Muhamed.

Bëhet fjalë për Genard Hajdinin, i cili për disa vite rresht ka kryer funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.

Në një postim në rrjetin social Facebook më 22 mars, ditën kur bektashinjtë kremtuan festën e Sulltan Novruzit, Hajdini ka fyer fenë islame duke thënë se pasardhësit e profetit Muhamed janë armiq të cilët duhet të luftohen nga të krishterët, duke i bërë njëherësh përgjegjës për sulmet terroriste në Bruksel.

 “Duke u lutur për Brukselin edhe nëpërmjet St. GUDULE (ose Shën Goedele) që të jetë i mbrojtur nga Jezusi, Biri i Perëndisë, kundër Muhammedit dhe pasardhësve të familjes së tij. Shqipëria e Shën Nënë Terezës (Agnes Gonxhe Bojaxhiu), në 4 shtator, 2016. Foshnja mashkull e Brukselit (statuja simbol) do të “pshurr” mbi terrorizmin islamik të ISIS dhe të tjerët si ai… Sepse në fund DASHURIA mbizotëron mbi Armiqtë e pasardhësve të Familjes së Muhamedit”, shkruan Hajdini në një status në gjuhën angleze.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë është themeluar në tetor të 2009 nga katër krerët e komuniteve tradicionale në vend,  Selim Muça, kryepeshkopi Anastas Janullatos, Imzot Rrok Mirdita dhe Haxhi Dede Reshat Bardhi, citohet “Gazeta Express”.

Next Post

Sot bëhen 17 vite nga nisja e bombardimeve të NATO-s në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In