• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sekretari i Jashtëm britanik: “Brexit” mund të anulohet!

by Java News
11/01/2019 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në atë që është cilësuar si ndërhyrja më e fortë deri më tani, nga një ministër i kabinetit në procesin e “Brexit”-it, ministri i Jashtëm Jeremy Hunt ka paralajmëruar se “Brexit” mund të anulohet si proces, nëse deputetët britanikë do të hedhin poshtë, gjatë votimit të së martës “marrëveshjen për tërheqjen” të rakorduar mes kryeministres Theresa May dhe zyrtarëve më të lartë të Bashkimit Europian.

Shefi i diplomacisë britanike tha se, “Parlamenti do të bënte të pamundurën për të shmangur një divorc pa marrëveshje me BE-në, gjë që do ta linte Britaninë të paralizuar”.

Marrëveshja e rënë dakord nëntorin e kaluar, mes Londrës dhe Brukselit, do të votohet të martën e ardhshme dhe ministri i Jashtëm britanik e pranoi se, aritmetika parlamentare ishte “sfiduese”, ku 90 deputetë të Partisë Konservatore në pushtet, të kryeministres, janë shprehur përpara Krishtlindjes se do ta refuzonin marrëveshjen në fjalë.

Votimet e fundit në Parlament tregojnë se qeveria nuk ka shumicën për problemet e “Brexit”-it. Ajo që vihet re këto ditë është një fushatë e ethshme, e cilësuar si “projekti i frikës”, për të vënë në pah rreziqet e mosaprovimit të marrëveshjes javën e ardhshme nga Parlamenti.

Britania do të largohet nga Bashkimi Europian më 29 mars, me ose pa marrëveshje, sipas rrethanave politike të deritanishme. Por, gjithçka mund të ndodhë dhe të gjitha opsionet janë të hapura. Ekziton një konfuzion total në politikën britanike dhe askush nuk është në gjendje të bëjë “orakullin” sesi do ta gjejë 30 marsi Britaninë e Madhe./a.meta

Next Post

Gjekmarkaj, thirrje Lleshajt: Largo policinë nga studentët, mos dëgjo militantët e PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

“Dorëheqja? Mbase vjen momenti ta shpjegoj”/ Rama flet për protestat: Një “ushtri” profilesh false nxit narrativa

September 11, 2026
Grup pune për verifikimin e shkaqeve të zjarrit në pallatin në Tiranë, Sula: Kontrolle nëse sistemet e sigurisë kanë qenë funksionale ose jo

Inspektorët me kamera inteligjente, Sula: Kontrollet do të përcaktohen nga sistemi i ri, qytetarët të denoncojnë

September 11, 2026
E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

September 11, 2026
Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

“Kam qenë rebel, por jo i bullizuar”, rrëfimi i Ramës: Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë, më lanë për të vdekur

September 11, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

A ka OSBE/ODIHR në Amerikë?

September 11, 2026
Arrestohet murgu, përvetësoi miliona nga manastiri: U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale

Arrestohet murgu, përvetësoi miliona nga manastiri: U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale

September 11, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Copa pushtetesh, secili për vete, Zoti për të gjithë!

September 11, 2026
Plagosje në një pikë kolaudimi në Durrës, ja informacionet paraprake

Plagosje në një pikë kolaudimi në Durrës, ja informacionet paraprake

September 11, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

September 11, 2026
Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com