• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sekretari amerikan i mbrojtjes takim me homologët e NATO-s

by
24/06/2015 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari amerikan i mbrojtjes,  Ash Carter takohet sot me homologët e tij të NATO-s në Bruksel për të diskutuar mbi planet për t’u përgjigjur ndaj veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

Sekretari Carter është në Evropë për një turne njëjavor të përqendruar tek bashkëpunimi SHBA-Evropë përballë zhvillimeve me Rusinë që akuzohet se po ndihmon direkt separatistët në Ukrainë.

Moska mohon t’u ketë dhënë trupa dhe arme rebelëve.

Sot është e para nga dy ditët që Carter do të bëjë bisedime me ministrat e NATO-s.

Në komente në kryeqytetin e Estonisë, Talin dje, zoti Carter tha se Perëndimi nuk do që të bëhet armik i Rusisë, por nëse është e nevojshme do të vetëmbrohet.

Zoti Carter njoftoi dje se Shtetet e Bashkuara do të vendosin 250 tanke, dhe armë të tjera të rënda dhe paisje ushtarake në gjahstë vende evropiane, përfshirë shtetet balltike për të krijuar siguri tek aleatët e NATO-s përballë kërcënimeve nga Rusia dhe grupet terroriste.

Carter u tha gazetarëve se shtetet Balltike – Estonia, Lituania dhe Letonia – së bashku me Bullgarinë, Rumaninë dhe Poloninë kishin rënë dakord të pranonin elementë të atyre paisjeve. Ai tha se paisjet mund të lëvizin nga njëri-vend në tjetrin në rajon për stërvitje ushtarake.

Pasi Rusia ankesoi Krimenë vitin që kaloi, udhëheqësit e NATO-s ranë dakord të shtojnë stërvitjet ushtarake dhe rotacionet e forcave përmes aleatëve të NATO-s në Evropën Lindore dhe për të mbajtur atje paisje ushtarake për t’u përdorur në rast urgjence.

Pa dhënë detaje për vendet e dislokimit, zoti Carter tha se paisjet nuk do të ishin “statike” por kanë si qëllim “të bëjnë të mundur stërvitje më të kualifikuar dhe lehtësi lëvizjeje për forcat në Evropë”.  Ai tha se prania amerikane, do të ishte “e vazhdueshme” por “elastike”.

Për të ndihmuar aleatët të zhvillojnë strategji mbrojtjeje ndaj sulmeve kibernetike, Shtetet e Bashkuara do të punojnë gjithashtu me qendrën kibernetike të NATO-s që ndodhet në Estoni, tha sekretari Carter.

Javën e kaluar, pasi u bë publik për herë të parë në shtyp plani i Shteteve të Bashkuara, një zyrtar i Ministrisë ruse të mbrojtjes u citua të thoshte se ky do të ishte akti me agresiv amerikan që nga Lufta e Ftohtë.

Po javës që kaloi, Presidenti Vladimir Putin deklaroi se Rusia do të shtonte mbi 40 raketa balistike ndërkontinentale në arsenalin e saj bërthamor të vitit 2015.

Zoti Carter tha në fillim të javës se nuk ekziston as ndonjë dëshirë për t’iu kthyer Luftës së Ftohtë, as për ndonjë konflikt aktiv me Rusinë. Ai tha se sanksionet po japin efektin e duhur duke shkaktuar vështirësi ekonomike për Moskën.

Po të hënën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca do ta shtojë forcën e vet të ndërhyrje së shpejtë nga 13 mijë trupa aktualisht në 30 ose 40 mijë.

Next Post

Pezullohet Fair Play Financiar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

August 28, 2026
Në nëntor Konferenca për “Shqipërinë Sociale”! Rama zbulon çfarë u diskutua me socialistët te “Vila e kuqe”

Në nëntor Konferenca për “Shqipërinë Sociale”! Rama zbulon çfarë u diskutua me socialistët te “Vila e kuqe”

August 28, 2026
Zjarret në Vranisht, banori: Më janë djegur mbi 50 koshere, kërkoj dëmshpërblim

Zjarret në Vranisht, banori: Më janë djegur mbi 50 koshere, kërkoj dëmshpërblim

August 28, 2026
RAI shkarkon gazetarin që u përplas me Ramën për investigimet mbi Shqipërinë

RAI shkarkon gazetarin që u përplas me Ramën për investigimet mbi Shqipërinë

August 28, 2026
Plas skandali i spiunazhit në Kinë, u ‘prihet koka’ dy gjeneralëve, njëri akuzohet se i dha sekrete bërthamore SHBA-ve!

Plas skandali i spiunazhit në Kinë, u ‘prihet koka’ dy gjeneralëve, njëri akuzohet se i dha sekrete bërthamore SHBA-ve!

August 28, 2026
Hajdutë pa stil dhe të paaftë, vodhën thesarin e Spanjës, por lanë pas pjesët më me vlerë!

Hajdutë pa stil dhe të paaftë, vodhën thesarin e Spanjës, por lanë pas pjesët më me vlerë!

August 28, 2026
Zjarr i madh edhe në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen nga terreni, dyshohet se është i qëllimshëm!

Zjarr i madh edhe në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen nga terreni, dyshohet se është i qëllimshëm!

August 28, 2026
Beogradi nderon ‘Kasapin e Bosnjës’: Do të varroset me ceremoni ushtarake dhe shtetërore

Revolucionarët shqiptarë të Ratko Mlladiqit

August 28, 2026
Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

Nga Dibra në Gjirokastër, Shqipëria në luftë me flakët! Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra ende aktive, nuk ka rrezik për banorët! Zonat problematike

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com