• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sekretarët e Lulit, si instruktorët e Komitetit Qëndror

by Artur Ajazi
20/09/2021 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Çdo gjë e re që lind, çdo gjë e re që ndërtohet për të mirën publike, çdo nismë dhe projekt i ri, merr vetëm mallëkimin dhe përçmimin e opozitës. Si e vjetra ashtu edhe e reja (opozitë) kanë të njëjtën vazhdimësi, të njëjtën linjë me paraardhësit. Edhe krijimi i  Agjensisë për Median dhe Informimin pranë Këshillit të Ministrave, (një strukturë e nevojshme) nuk ka dalë dhe nuk ka shpëtuar pa ndëshkimin e “instruktorëve të Komitetit Qëndror” të Partisë Demokratike. Të emëruarit e Lulit, ata që deri dje e kritikonin dhe bënin leckë në gazeta, portale dhe ekrane, sot të “afruar” pranë tij si “njerëz të lirë”, dalin dhe shpikin, shpifin, dhe akuzojnë ministrat që ende nuk kanë nisur punën, strukturat e reja të “çensurës qeveritare”, por harrojnë si ka qenë ajo para 8 vitesh. Harrojnë se ç’bënte Saliu, Luli, apo dhe ministrat (dhe paramilitarët) kur prekeshin sado pak në interesin dhe xhepin e tyre, kur akuzoheshin për vjedhje dhe abuzime. Sekretarët e Lulit, ngjasojnë dukshëm si “sekretarët e Komitetit Qëndror”, tek japin definicione “si  duhet të jetë qeveria, si duhet të jetë ministri, si duhet të lexohet programi, si mbahen premtimet”, por shumica e tyre (që në fakt lexojnë me gabime kopjen e dhënë) nuk e njohin fare as politikën dhe as qeverisjen. Ata janë brumosur me “mësimet e partisë”. Atyre u bëhet leksioni dhe propoganda çdo ditë në SHQUP, dhe u mësohet se si të fabrikojnë dhe mashtrojnë publikun me dokrra. Agjensia e Informimit dhe Medias, mbetet një strukturë aq e nevojshme për të mos lënë në pluhurin e mashtrimit opozitar, opinionin publik, dhe do të jetë transparente dhe e kontrollueshme. Edi Rama nuk është Sali Berisha apo Lulzim Basha, që të merret me fabrikime faktesh apo mashtrime shifrash dhe projektesh.Por bsekretarët e “agjit-propit” në Partinë Demokratike, shumica të ardhur nga degëzimet e propogandës së dikurshme (pasi e njohin shumë mirë linjën e tyre) kanë marrë përsipër të sjellin “ndryshimin” në opozitën e re. Sipas tyre “ndryshimi janë Partia Demokratike dhe Lulzim Basha”. Naiviteti që shpesh përzjehet me injorancën dhe paaftësinë, e bën të pamundur që propoganda e tyre të jetë e besueshme.Edhe pse Lulzim Basha,u mundua të nxisë në mbledhjen e grupit parlamentar  iniciativat e deputetëve të tij për “aksione opozitare”, duket se vëmëndja është më e madhe nga aktivitetet “antibashë” të  Berishës. Tashmë është e dukshme se në plan të parë, Lulzimi ka Berishën “non-grata”, për të cilin vendosi më në fund pas shumë dilemash, ta përjashtojë nga grupi parlamentar i PD. Dhe kush më mirë, se sekretarët e emëruar  mund ta bëjë punën dhe “detyrën”  ndaj tij. Janë ata që do të merren edhe me ish-kryeministrin e përjashtuar, po ashtu edhe me qeverinë Rama-3, pavarsisht se për këtë të fundit stonojnë shumë me realitetin e krijuar. Kjo opozitë nuk ka as të drejtën, dhe as dinjitetin të kontestojë programin e Edi Ramës, dhe kjo mjafton të matet me rezultatet e përballimit të dy krizave më të mëdha që qeverisja e tij njohu prej 2013 deri sot. Rindërtimi dhe pandemia, ishin dhe do të mbeten sfidat më të mëdha, prej të cilave  Edi Rama  doli faqebardhë para shqiptarëve. Kaq do të mjaftonte që “gurët” e hedhur nga sekretarët e “KQ të PD-së” të duken si pika shiu mbi malin e lartë të arritjeve, sukseseve dhe pritshmërive që ka kjo qeveri dhe shqiptarët, edhe për 4 vitet e ardhshme.

Next Post
Smarti përplaset me pemën, 21-vjeçari shqiptar në Itali humb jetën në aksident

Smarti përplaset me pemën, 21-vjeçari shqiptar në Itali humb jetën në aksident

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In